Sport

“Katar 2022”, Shqipëria në një grup me Anglinë…

Hidhet shorti i kampionatit botëror 2022, që do të zhvillohet në muajt nëntor-dhjetor në Katar
Featured image of article: “Katar 2022”, Shqipëria në një grup me Anglinë…
Përditësuar:

ZVICER – Eshtë hedhur në Zyrih të Zvicrës shorti për Europën, i ndeshjeve kualifikuese për finalet e kampionatit botëror, që do të zhvillohet në Katar, në muajt nëntor -dhjetor të vitit 2022.

Shqipëria ndodhet në vazon 4, sipas një klasifikim që bëhet në bazë të koeficientit që ndryshon, si rrjedhojë e rezultateve të arritura në aktivitetet paraardhëse.

55 skuadrat pjesmarrëse të këtij botërori janë të ndara në 6 vazo, të cilat më pas ndahen në 10 grupe, 5 grupet e para kanë nga 5 ekipe dhe 5 grupet e tjera janë të ndara në 6 ekipe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria është e pozicionuar në Grupin I, një grup me 6 skuadra dhe me më shumë mungësi kualifikimi, ku kuqezinjtë do të kenë përballë: Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment