Politike

PD sërish kundër listave të hapura, Bylykbashi: Ky sistem përdoret pak, s’prodhon qëndrueshmëri politike

Oerd Bylykbashi si sitemti me lista të hapura paqëndrueshmëri politike, dhe si shembull mori rastin e Kosovës.
Featured image of article: PD sërish kundër listave të hapura, Bylykbashi: Ky sistem përdoret pak, s’prodhon qëndrueshmëri politike Oerd Bylykbashi, ish-deputet i PD

TIRANË- Parita Demokratike ka dhënë sot sinjale se është kundër ndryshimit të sistmetit zgjedhor në Shqipëri, që sdo sillte listat e hapura në votime. I ftuar sot në RTV Ora, ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Oerd Bylykbashi si sitemti me lista të hapura paqëndrueshmëri politike, dhe si shembull mori rastin e Kosovës.

Sistemi me një listë kombëtare të hapur që propozojnë zotërinjtë është një sistem pak i përdorur dhe nuk prodhon qëndrueshmëri politike. Mund të bëhet ky sistem që kemi që deputeti të zgjdhet drejtëpërdrejtë. Siç ky sistem mund të ndryshohet me një sistem tjetër më të mirë se ky, por nuk është e thënë se ajo që propozojnë zotërinjtë është më e mira”, tha Bylykbashi. Ndërkohë më tej u shpreh se ai preferon një sistem maxhoritar, ku garimi mes deputetëve është i drejtëpërsrejtë.

Gjithmonë kam preferuar sistemin mazhoritar, do të doja të garoj drejtëpërdrejtë. Sepse preferoj të fitoj drejtëpëdrejtë ose të humbas drejtëpërdrejtë sesa të më vjedhë me listë të hapur në kushtet e korrupsionit politik kolegu i listës sime. Por jam gati të konkuroj me listë kombëtare, lokale, me listë të hapur, me listë të mbyllur, drejtëpërdrejtë me çdo formë përsakohë besoj se kam një projekt në kohë që i atashohet një programi politik të një partie politike si PD”, u shpreh më tej ish-deputeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por Endri Shabani, nga Nisma Thurje, që ishte në panel me Bylykbashin u shpreh se sistemi i duhur duhet të jetë me lista të hapura. “Ne kërkojmë të hapet lista dhe brenda listave të partive njerëzit të zgjedhin ata që duan brenda listave. Kjo do të shëndoshë partitë dhe do të ngjallë dhe një lloj konkurence të brendshme”, u shpreh Shabani. Nisma Thurje pak ditë më parë ka dorëzuar në Kuvend nismën për ndryshimin e sistemit, duke kërkuar listat e hapura në kuadër të ndryshimeve që po bëhen për Reformën Zgjedhore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment