Politike

Listat e hapura, Hajdari: Morëm garancinë nga mazhoranca për hapjen 100% të listave, ata që kundërshtuan do ta paguajnë shtrenjtë

VIDEO
Deputetja Rudina Hajdari u shpreh pas mbledhjes së KP, se më 30 korrik do të shkohet drejt një hapi garantues për listat e hapura. Ajo shtoi më tej, se ka marrë garancinë nga mazhoranca për hapjen 100% të listave.
Përditësuar:

TIRANË– Pas përfundimit të Këshillit Politik, deputetja, Rudina Hajdari është shprehur se ka marrë garancinë nga mazhoranca për listat e hapura. Sipas saj, listat e hapura do të ndryshojnë skenën politike shqiptare dhe ata që kundërshtuan do ta paguajnë shtrenjtë. Sipas Hajdarit, më 30 korrik do të shkohet drejt një hapi garantues për të hapur listat zgjedhore.

“Gjatë këtij procesi edhe pse jemi lodhur edhe pse ka pasur tonte të larta mashkullore, unë i kam duruar, me qëllimin që të qëndroj para tyre, për ta garantuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Kështu që në këtë mbledhje morëm garancinë e para, që mazhoranca duhet të kuptojë në ndryshime e kodit zgjedhor, duhet të shkojmë me garancinë e plotë që listat të hapen 100%dhe kjo garanci u dha sot. Pas ndryshimeve kushtetuese, jam e hapur të bashkëpunoj me PD dhe  çdo kënd për çdo parim qe garanton zgjedhje të lira e të ndershme për qytetarët dhe jo për kryetarët e partive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çdo standart i cili garanton këtë të drejtë edhe koalicionet, në një lloj mënyre që prekin një standart që përkon me vendet e BE, por edhe me një standart që garanton zgjedhje të mira dhe të barabarta. Ajo që mendoj se hapja e listave 100% do ndryshojë skenën politikë dhe mënyrën si funksionon demokracia në vend. Ata që refuzuan e kundërshtuan për një kohë të gjatë do e paguajnë shtrenjtë. Më 30 korrik ne shkojmë drejt një hapi garantues për të hapur listat zgjedhore. Një hap që përmirëson demokracinë dhe ja kemi borxh njerëzbe që u është mbajtur peng e ardhmja e tyre dhe fëmijëve të tyre. Pra, 30 korriku është mënyra më e drejtë për të garantuar atë që kemi kërkuar si qytetar, si shoqëri civile, si çdo njeri në këtë vend ”, tha Hajdari.

Deklarata është bërë pas takimit të zhvilluar sot në Këshillin Politik ku nuk u arrit asnjë marrëveshje. Palët janë ende të ndara për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore dhe kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokim të procesit. Ndasitë janë tek formula që do përdoret për koalicionet parazgjedhore, pasi maxhoranca shprehet se sistemi që përdoret tani, nuk është i duhur nëse hapen listat, 75% apo 100%.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment