Aktualitet

LISTA/ Pësuan ndërtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, ja pallatet që do të shemben në Kombinat

Nga tetë pallatet e para të marra në shqyrtim nga inxhinieret, shtatë prej tyre do të duhet të rindërtohen nga e para, pasi kostoja e rikonstruksionit te tyre e kalon 70 për qind shumën që do të duhej për ta bërë nga e para.
Featured image of article: LISTA/ Pësuan ndërtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, ja pallatet që do të shemben në Kombinat Pallati që do shembet

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka zhvilluar sot një dëgjesë publike me inxhinierë dhe ekspertë për të dhënë vlerësimin e tyre nese duhen prishur dhe rindërtuar nga e para, disa nga pallatet në Kombinat, të cilët u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga tetë pallatet e para të marra në shqyrtim nga inxhinieret, shtatë prej tyre do të duhet të rindërtohen nga e para, pasi kostoja e rikonstruksionit te tyre e kalon 70 për qind shumën që do të duhej për ta bërë nga e para, ndërsa një pallat i ndërtuar pas viteve 90 do të rikonstruktohet.

Në fund të takimit u vendos që:

“PALLATI 149”, Rruga “Llazi Miho”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 106.6% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

“PALLATI 151”, Rruga “Sokrat Mosko”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri; Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 98 % të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

“PALLATI 155/1”, Rruga “Llambi Bonata, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 86.2% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“PALLATI 157”, Rruga “Hamdi Cenoimeri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri; Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 95.6% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para

“PALLATI 160”, Rruga “Sokrat Mosko”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 77.7% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para;

“PALLATI 165, 165/1, 165/2, dhe 165/3”, Rruga “Tanush Frashëri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij palli shkonte në 84.9% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para;

“PALLATI 174”, Rruga “Hamdi Cenoimeri”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shkonte në 92.9% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

Projekti i ndërtimit të këtyre pallateve të reja do të hartohet në përputhje me Eurokod 8 për nivelin e performancës për rastin e efekteve sizmike. Ndërkaq, në bazë të akt ekspertizës së thelluar për objektin “PALLATI Nr. 10 / Hapësira X” Rruga “Sokrat Miho”, bazuar në studime, prova laboratorike dhe analiza strukturore të plota rezultoi se godina duhet të ripërforcohet dhe rikonstruktohet. Vlera e rikonstruksionit të këtij pallati shhkon në 8.2% të vlerës nëse do të ribëhej nga e para.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment