Politike

LISTA/ Kush janë deputetët pjesmarrës në Komisionin për shkarkimin e Metës

Eshtë bërë publike lista me deputetët të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Ligjeve, në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta. 
Featured image of article: LISTA/ Kush janë deputetët pjesmarrës në Komisionin për shkarkimin e Metës Ilir Meta

TIRANË– Ditën e sotme është bërë publike lista me deputetët të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Ligjeve, në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta.

Lista e plotë e emrave të deputetëve pjesëmarrës në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta:

Kryetar: Alket Hyseni

Nënkryetar: Myslym Murrizi

Sekretar: Klotilda Bushka

Anëtar:

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nikolin Staka

Arlind carcani

Zëvendësues:

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi

Por si arriti situata në këtë kulm tensionesh dhe pse po kërkohet ngritja e një komisioni?

Prej javësh presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.


Rikthehet Kuvendi i Shqipërisë! Seanca e dytë brenda javës, çështja kryesore, ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

(a.b)/dosja.al

Shto Koment