Kulture

Lista/ Këto janë 15 ushqimet që nuk duhet t’i fusni kurrë në frigorifer

Lexoni listën e 15 ushqimeve, të cilat nuk duhet t’i fusni në frigorifer. Disa prej tyre brenda në frigorifer prishen, ndërsa pjesa tjetër mund të rezistojë shumë mirë edhe jashtë.
Featured image of article: Lista/ Këto janë 15 ushqimet që nuk duhet t’i fusni kurrë në frigorifer
Përditësuar:

Nga forca e zakonit apo edhe nga tradiat është bërë e zakonshme për ne që çdo produkt të ri ushqimor që blejmë ta vendosin në frigorifer.

Më poshtë do të lexoni listën e 15 ushqimeve, të cilat nuk duhet t’i fusni në frigorifer. Disa prej tyre brenda në frigorifer prishen, ndërsa pjesa tjetër mund të rezistojë shumë mirë edhe jashtë.

1. Patatet
Patatet ruhen më mirë në një ambient të ftohtë dhe të errët, pasi frigorifer është shumë i ftohtë për to. Ngrirja fillon të prishë niseshten që gjendet në patate, duke shkaktuar edhe ndryshimin e shijes.
2. Qepa
Qepët do të prishen më shpejt në frigorifer sesa jashtë. Është më mirë që t’i ruani në qepët në temperaturë dhome, por t’i mbani larg rrezeve të diellit.
3. Hudhërat
Hudhëra tenton të humbasë aromën e saj kur ruhet në frigorifer. Për të mbajtur të njëjtën shije mbajeni në një vend të ftohtë dhe të thatë.
4. Pjepri
Pjeprat ruhen më mirë në temperaturë dhome. Madje disa studime kanë zbuluar se vendosja e frtutit në frigorifer mund ta prishë më shpejt atë.
5. Mjalti
Mjalti ngurtësohet kur ruhet në frigorifer, gjë që e bën thuajse të pamundur përdorimin e tij. Shmangeni futjen e tij në frigorifer pasi mjalti është një prej ushqimeve që nuk prishet kurrë. “Ari i lëngët” është gjetur në kushte shumë të mira edhe Brenda varreve të faraonësve egjiptianë.
6. Buka
Buka ruhet më mirë në një kuti prej druri. Nëse doni që të zgjasë më shumë, ngrijeni.
7. Arrat
Nëse vendosen në frigorifer, jetëgjatësia e tyre mund të zgjatet por vajrat që ato kanë në përbërje do të shtohen. Kështu ato do ta humbin shijen e tyre. Ato mund të ruhen shumë mirë të mbyllura në mënyrë hermetike në temperaturën e dhomës.
8. Kafeja
Nëse mbahen në frigorifer, kafeja do të hollohet në momentin që do të përgatitet për t’u pirë. Edhe kafeja sugjerohet që të mbahet e mbyllur në një enë hermetike në temperaturën e dhomës.
9. Domatet
Edhe fruti i domates është më mirë që të mbahet jashtë frigoriferit, kjo pasi nëse mbahen humbasin shijen e tyre.
10. Salcat djegëse
Mund të mbani në frigorifer specat djegës por nuk mund të ndodhë e njëjta gjë më salcat e lëngshme. Pasi mbahen për një kohë të gjatë në frigorifer, ato fillojnë që të çlirojnë baktere.
11. Gjalpi i kikirikut
Edhe ky produkt nëse mbahet në frigorifer do të ngurtësohet dhe do të bëhet i papërdorshëm. Zakonisht këto produkte nëse janë të pahapur mund të rezistojnë deri në dy muaj, ndërsa në momentin e hapjes, një, pa pasur nevojën e frigoriferit.
12. Mollët
Ngrirja e mollëve ka tendencë për t’i prishur.
13. Avocadot
Nëse mbahet në frigorifer, avokadot do të zbuten dhe do të nxihen.
14. Frutat e pyllit
Duhet të dini që frutat e pyllit nuk zgjasin shumë pasi janë mbledhur. Kështu që nuk ka asnjë vlerë edhe nëse nuk i vendosni në frigorifer.
15. Frutat me bërthamë
Frutat me bërthamë si: kumbullat, pjeshkët, nektarinat dhe kajsitë ruhen shumë më mirë në temperaturën e dhomës.

Shto Koment