Politike

Lista e PS, Basha: Të diktuar nga bandat, shumë shpejt faktet për kandidaten e Durrësit dhe Shijakut

Në lidhje me kandidatët e Partisë Socialiste, kreu i Partisë Demokratike tha se ata janë lista e më të zinjve që nuk përfaqësojnë socialistët shqiptarë.
Përditësuar:

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me gazetarët tha se lista e kandidatëve të paraqitur nga Partia Socialiste është e më të zinjve.

Përsa i përket kandidatëve të Durrësit dhe të Shijakut, Basha tha se janë të diktuar nga bandat. Sipas tij, ata nuk përfaqësojnë socialistët shqiptarë.

“T’i japim fund kësaj klike. Me një ngjashmëri fatale me regjimin që po jepte shpirt në vitin 1991, Rama po përpiqet t’ju imponojë shqiptarëve një proces. Nga kriminelë, që s’duhet të ishin kandidatë tek emra që janë pjesë e dosjeve, tek personazhet e 21 janarit, kukulla të oligarkisë, është një listë e më të zinjve, por jo e socialistëve shqiptarë. Kundërshtarin tonë, e ka mbërthyer kriza, i urojmë të çlirohet nga krimi ku e ka zhytur Rilindja. Kandidati i Shijakut i vendodur nga Avdylajt dhe Keçajt. Shume shpejt do të dalin fakte për këtë. Kandidatja e Durrësit që është peng i njeriut të dosjes 339. Lista e Edi Ramës është pasqyra e qeverisë së Ramës.”- u shpreh kryedemokrati Basha.

Kreu i PD ka zhvilluar sot një takim me gazetarët ku ka folur në lidhje me aksionin opozitar. Ai u shpreh se tashmë fati është në dorë të popullit, por shtoi se nuk do të ketë asnjë hap pas. Basha u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të vijnë në Shqipëri dhe së bashku të zgjidhin krizën politike, pasi mekanizmat ligjorë ekzistojnë.

(f.g; f.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment