E rëndë në Sarandë/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42-vjeçari në gjendje të dehur vret shokun (EMRAT)
FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit 6 Tetor, 21:50 Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit 6 Tetor, 21:50 Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
Berisha: Duke filluar nga nesër, mosbindje civile pa ndalim, Europa na mëson një gjë, liria ka një emër ky emër &eu...
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Cilat janë lagjet më problematike? Përmbytjet me dëme katastrofike në Vlorë, pronarët e bizneseve: Humbja mun...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të lënë të lirë, Ervis Martinajn, një nga personat e përfshirë në përplasjen e ndodhur në ish-Bllok më 4 tetor të vitit 2018, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha.
Martinaj, u la i lirë me një garanci pasurore prej 5 milionë lekësh të reja. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni, dhe u zbatua pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë.
Por kush është gjyqtari Artan Gjermeni?
Artan Gjermeni e ka nisur karrierën e tij në vitin 2000 në qytetin e Lushnjës, si Kryetar i Gjykatës në këtë qytet. Për vendimet e dhëna në lidhje me banën e Luhsnjës ose e njohur ndryshe si banda e Aldo Bares, Gjermeni u akuzua të kishte lidhje me grupin në fjalë.
Por me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, akuzat u bënë zyrtare. Ministri i drejtësisë në atë kohë, Aldo Bumçi kërkoi hetim nga KLD-ja për gjyqtarin Gjermeni.
Ai e akuzonte Gjermenin, që tashmë kishte kaluar në gjykatën e Kavajës dhe që mbante edhe detyrën e anëtarit të KLD-së, për shkelje në detyrë dhe për parregullsi në deklarimin e pasurisë. Gjermeni i shpëtoi shkarkimit pasi anëtarët e tjerë të KLD-së votuan pro tij, ndërsa më pas u transferua nga Kavaja në Elbasan në vitin 2011.
Me vendimin e KLD-së, Gjermeni arriti të rikthehej sërish në Gjykatën e Tiranës.
Ai ka pasur në dorë çështje mjaft ‘të nxehta’ si ajo e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe të djalit të ish-deputetes Luiza Xhuvanit, Kostandinit.
Fullani u akuzua për shpërdorim detyre me pasojë vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i BSH, por u shpall i pafajshëm në tetor të vitit 2015. Gjyqtari Artan Gjermeni, në kohë rekord, publikoi vendimin prej 16 faqesh, duke rrëzuar prokurorinë në të gjitha pikat.
Gjermeni ishte gjithashtu pjesë e trupi gjykues ku Kostandin Xhuvanit ju hoq dënimi i përjetshëm. Xhuvani akuzohej për vrasje të katërfishtë, e cila ndodhi nëntorin e vitit 2014 në një lokal nate në rrugën e Elbasanit në kryeqytet.
Në ditët e para të 2016-ës, gjyqtari Gjermeni u paraqit në QSUT me katër plagë thike. Vetë gjyqtari u shpreh se ishte plagosur aksidentalisht në garazhdin e tij por burime të ndryshme bënin me diej në atë për mediat se Gjermeni ishte plagosur nga një femër.
Zyrtarisht polica e trajtoi këtë çështje sipas deklaratës së vetë gjyqtarit. “Ishte aksidentale, po punoja në garzhd dhe më ra qenepi,”- shprehej gjyqtari në atë kohë.
Sot gjyqtari Artan Gjermeni nuk e ka kaluar ende sitën e Vettingu-t.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ervis Martinaj, një prej të akzuarve për vrasjen në ish-bllok, tashmë është i liruar me kusht pasi i ka dhënë Gjykatës një garanci pasurore 5 milio...
TIRANË- Aktivisti Andi Tepelena ka publikuar axhendën e mbleshjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës të datës 30 maj, ku në një nga pikat është dhënia në për...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Lezhë kalendarin e festave lokale, që sipas tij do të ndihmojnë në thithjen e turistëve të huaj.Gjatë fjalës së tij, ai n...
GJIROKASTËR- Ndërsa kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij po i orienton të rinjtë që të mësojnë në shkolla profesionale, pasi siç thotë populli “Z...
TIRANË- Edi Rama paralajmëroi ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal për ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore. Dosja.al ka zbardhur këtë projektligj dhe ...
Në Shqipëri media ka pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në 10 vitet e fundit, duke u bazuar në raportet e organizatave prestigjoze që vlerësojnë treguesit e s...
TIRANË- Universiteti i Tiranës nën kujdesin e pedagoges Ilirjana Kuçana dhe zv. Dekani Alban Korbi, kanë zhvilluar një aktivitet në kuadër të IPA, m...
TIRANË- Ervis Martinaj, i arrestuari për vrasjen në ish-Bllok, ka lënë qelinë e burgut. Martinaj ishte një nga të arrestuarit për përplasjen në ish-Bllok, ...
TIRANË- Gazetari Berat Buzhala në një reagim në Facebook, ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët, duke u thënë që Vuçiçin ta presin me ...
LAÇ– Dy familjet e fisit Bushi në Laç janë ngujuar 5 ditë pas krimit të dyfishtë që u mori jetën dy kushërinjve Jushi në Laç. Dosja.a...