LIVE UPDATES
Aktualitet

“Lirohet nipi i Gramozit, famozi Qerem Braçe”, Berisha: Përgjaku Levanin, dikur vriste e përdhunonte njerëz

3 Shtator 2019, 17:03 Nga DOSJA
“Lirohet nipi i Gramozit, famozi Qerem Braçe”, Berisha:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të insistojë në lidhje me versionin e tij për përplasjen me armë në spitalin e Fierit në Levan. Në një status në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Qerem Braçe, nipi i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ka lënë sot qelinë, pasi ishte arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Berisha shkruan në një status në Facebook se Braçe është një nga më të rrezikshmit në këtë zonë dhe se gjithmonë ka kryer krime duke shmangur burgun për shkak të lidhjeve familjare me Ruçin.

Ish-kryeministri ka publikuar edhe mesazhin e një qytetari dicxhital në të cilin shkruhet se Braçe është një nga të favorizuarit t shtetit pasi e përdorin edhe për blerje votash në këtë zonë. Berisha më pas ka renditur të gjitha mesazhet që i kanë ardhur ndër muaj për Qerem Braçen, akuza për vrasje e përdhunime në Fier.

Në lidhje me këto denoncime, Berisha shkruan se qytetarët nuk kishin ku të drejtoheshin pasi nuk i dëgjonte askush.

Statusi i Sali Berishës

Lirohet Kapoja e bandes se rrezikshme Ruçi, nipi i Gramozit, famozi Qerem Braçi!

Dje me urdher nga lart, narkogjykates dhe narkoptokurore liruan ne Fier supertrafikantin, kriminelin e rrezikshem Qerem Braçi, nipin e Gramoz Ruçit dhe kreun e bandes Ruçi, bandes me te rrezikshme te Jugut qe pergjaku dy dite me pare Levanin dhe Spitalin e Fierit.

I gjithe narkoshteti ne mbrojtje, manipulim dhe fallsifikim te ngjarjes kriminale te shemtuar. Banda Ruçi me kapo nipin e tij Qerem Braçi numeron me dhjetra anetare. Mbi kete bande te mbrojtur nga kupola e narkoshtetit rendojne akuza per

-terrorizime te zonave teJugut

-vrasje te njerezve te pafajshem

-vedhje, plaçkitje te shumta

-perdhunime,

-trafik droge dhe krime te tjera

Varianti zyrtar i Kupoles mafioze te narkoshtetit dhe medive te mashtruara prej tij barazon kriminelin me viktimen, banden kriminale Ruçi me mbi 25 anetare me nje familje te Levanit krahason supertrafikanti Qerem Braçin me viktimen e bandes qe mori dy plumba prej saj ne shtratin e spitalit Aleksander Zhapa, i cili tek dergoi ne urgjence dy djemte e tij te masakruar nga Qerem Braçi, djemte e vrases dhe kriminel te ketij te fundit se bashku me djalin e Gramoz Ruçit, kreut politik te bandes, e pergjaken Levanin dhe spitalin e Fierit

Te gjitha keto denoncon ne mesazhin e tij qytetari dixhital.

Lexoni me poshte mesazhin e tij. sb

Mirëdita z. Berisha.

Masakra kriminale e Levanit ka qenë një ngjarje që herët a vonë do të ndodhte. Grupi kriminal i Braçajve me mbështetjen e plote Granoz Ruçit dhe Subashit kishin vite që terrorizonin banorët e zonës, vidhnin shtëpi, vidhnin bagëti, dhunonin njerëz të varfër dhe ka raste përdhunimi të padenoncuara nga njerëzit, pasi janë të pambrojtur. Kujtojmë rastet e vjedhjeve të bagëtive që u bënë mediatike në fshatin Pishë Poro të Levanit, plagosjen me armë të dy të rinjve nga Levani po nga ky grup kriminal, vrasjen e rojes së shkollës së Levanit para dy viteve po nga djali i Braçes që qëlloi me armën që i rrëmbeu policit në mes të spitalit, dhe që përsëri mbas këtyre masakrave kriminale këta njerëz ja kanë dalë të mos shkojnë në burg. Këtë duhet të dijnë shqiptarët dhe media.

Media shqiptare edhe në këtë rast me dashje apo pa dashje duke e paraqitur ngjarjen si konflikt mes dy familjeve po ndihmon krimonelët e gruput të strukturuar Braçe dhe pushtetarët që u bëjnë fresk atyre.

E vërteta është se konflikti është midis një grupi kriminal që funksionon me mbështetje nga pushteti dhe një familjeje levanake që i njeh gjithë zona si njerëz të thjeshtë dhe punëtorë.

Media që furnizohet me versionet zyrtare të policisë së Ruçit dhe Lleshit po ndihmon kriminelët dhe po bën që në opinionin publik të duken si dy grupe bashkëfajtorësh, ndërkohë që nuk është kështu.

Policia ka liruar kriminelin Eqerem Braçe dhe dy të tjerë të grupit kriminal, dhe media nuk e paraqet këtë fakt të rëndë. Në burg janë futur viktimat e masakrës me plagë të tmerrshme nga levat dhe thikat. Babai i djemve të tij studentë të dhunuar që mori dy plumba rrezikon të mos jetë më i aftë për punë, ndërkohë që sot pritet të jepet masa e arrestit për të kaluar fajin viktimave dhe për të lënë jashtë kriminelët e grupit Braçe e Ruçi pasi u duhen për zgjedhjet e ardhshme.

Kjo ngjarje duhet të jetë një sirenë alarmi për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët sepse njerëzit janë të terrorizuar dhe nuk jetojnë e punojnë dot të qetë.

Bekime për ju që bëheni zëri i vetëm i së vërtetës.

ps: Ne vitin 2017 kam denoncuar para shqiptareve ne parlament dhe ne kete rrjet krimet e shemtuara te Qerem Braçit, vdekjen nga asfiksia tek punonte ne hashash per llogari te tij te nje puntorje nga Lazarati, djegien e kulles plot hashash te ketij krimineli e supertrafikanti.

Arkiva dixhitale e Qerem Braçit, kapos te bandes Ruçi, bandes me te rrezikshme te te gjithe Jugut!

Octobr 20;2017

Ja pse Don Gramozi shkeli kushtetuten dhe regulloren ne mbrojtje te Saje qorrit

Digjet ne Salari kulla e madhe e “barit” e Qerem Braçit!

Lexoni mesazhin e salariotit dixhital!

Doktorr pershendetje..Nuk paske marr vesh djegien e kullës së madhe te “barit” ne Salari pronë e Qerem Braçit mbrëmë natën,para se te venin ca Iveko te Policis ?Aq bar sa krejt Vlora s’e kishte me gjith Habilajt..T’fala shokut Gramoz-humbje madhe per te..

nëna e ketij trafikantit eshte kusherira e pare e Gramozit,personi ka qenur problematik ne komunen Frakull ka pervetesuar disa toka te te tjereve se bashku me kryetarin e komunes Viktor Çervanaku,..Qeremi ka afera te perbashketa me Gramozin mbjellin se bashku siperfaqesh te medha me kanabis ne vendin e quajtur “Qafa e Kreshës”per tre vjet rresht.me ndihmene tij ai ka arritur drejtor i Ujsjellsit Tiranes emruar nga Lal Fiku..dhe i hequr pas pak ditve e fut ne burg per vepra te tjera ..??!!…plagosje ai se bashku me djemt e tij ne Levan te disa personave dhe asnje dit burg…

October 29;2017

Miremengjes Noriega i yne mirmengjes

Qytetari dixhital pershendet Ramen sot ne mengjes me ketë video nga Spitali Ushtarak

Pershendetje zoti berisha ai qerem braci i famshem dy dit para se te digjte kapanonin e tij i ka vdek nje zonj qe ka qen duke qethur ashash dhe bashk me kryetarin e deges emiljanon e kan cuar ne spitalin e gjirokastres sikur ka qen me tensjon ka pas shum gra te tjera prezente qe e kan par ate cfar ka ndodh. Te pershendes jam nje demokrat nga tepelena dhe sapo e lexova ate mesazhin qe kishe nxjer pak me par isha aty te shpia e partis demokratike. Jepua pak kete lajem atyre kuqove qe ti fusin brenda keta bastard trafikand

Prsh dr Berisha dua te te informoj se dje ka vdekur nje zonje nga lazarati ne malet e gusmarit te tepelenes . Ishte duke qethur hashash te njerzit e Gramoz Ruçit zonjes ne fjale sot je eshte ber varimi … ju deshen 3 ore e ca qe e zbriten nga malet .. dhe kete policia e mban ye fshehte ndosha dhe me miratimin e familjarve te se ndjeres … anonim ju lutem

October 31;2017

Qytetaret dixhital informojne vdekjen e puntores se

Kanabisit ne kullen e Qerem Braçit!

Policia mban te fshehte vdekjen!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital!

Pershendetje zoti berisha ai qerem braci i famshem i Gramoz Ruçit dy dit para se te digjte kapanonin e tij i ka vdek nje zonj qe ka qen duke qethur ashash dhe bashk me kryetarin e deges emiljanon e kan cuar ne spitalin e gjirokastres sikur ka qen me tensjon ka pas shum gra te tjera prezente qe e kan par ate cfar ka ndodh.. Jepua pak kete lajem atyre kuqove qe ti fusin brenda keta bastard trafikand

Prsh dr Berisha dua te te informoj se dje ka vdekur nje zonje nga lazarati ne malet e gusmarit te tepelenes . Ishte duke qethur hashash te njerzit e saje qorit … zonjes ne fjale sot je eshte ber varimi … ju deshen 3 ore e ca qe e zbriten nga malet .. dhe kete policia e mban ye fshehte ndosha dhe me miratimin e familjarve te se ndjeres … anonim ju lutem

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar edhe më herët përfshirjen e nipit dhe djalit të Gramoz Ruçit, Ledianin në ngjarjen e rëndë që u shënua dy netë më parë në Fier ku mbetën të plagosur 5 persona.

Vetë Ledian Ruçi ka reaguar në lidhje me këtë denoncim në rrjetet sociale. “Dedikuar portaleve të ngjitura pas brekëve të Xha Saliut, iu bëftë mirë era,”- shkruante Ledian Ruçi.

Sherri mes dy grupeve nisi mbrëmjen e 31 gushtit në Levan dhe përfundoi me përdorimin e armës brenda Urgjencës në Fier. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia me anë të një reagimi zyrat njoftoi se tre autorët kanë rënë në pranga.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz ruci ledian ruci qerem brace sali berisha sherri ne spitalin e fierit gramoz ruci ledian ruci qerem brace sali berisha sherri ne spitalin e fierit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni