Aktualitet

Operacioni “Fati i lojërave”, Apeli liron Gramoz Muratajn, Ervis Mulajn dhe të arresturit e tjerë

Midis personave të arrestuar ishte edhe Gramoz Murataj një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe Elvis Mulaj është i vëllai i Natasha Mulajt, drejtuese e  Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të cilët kanë fituar lirinë.
Featured image of article: Operacioni “Fati i lojërave”, Apeli liron Gramoz Muratajn, Ervis Mulajn dhe të arresturit e tjerë Gramoz Murataj dhe pamje nga arrestimi

TIRANË- Gjykata e Apelit ka zhvilluar sot seancën për rivlerësimin e masës së sgurisië për të arrestuarit për operacionin “Fati i lojërave” dhe ka liruar 87 të pandehurit. Sipas informacioneve mësohet se janë liruar nga qelia 87 personat e arrestuar në kryeqytet dhe kanë vendosur që të zbusin masën e sigurisë edhe për të dyshuarit që shkalla e parë i kishte lënë në qeli.

Apeli ka caktuar masë më të butë sigurie atë të arrestit në shtëpi dhe detyrimit për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore. Midis personave të arrestuar ishte edhe Gramoz Murataj një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe Elvis Mulaj është i vëllai i Natasha Mulajt, drejtuese e  Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të cilët kanë fituar lirinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Operacioni ‘Fati i lojërave’ u zhvillua më 20 shkurt dhe 21 shkurt, në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League disa ditë më parë. Durrësi, Shkodra, Tirana, Elbasani e Vlora ishin pikat e ‘nxehta’ ku autoritetet  ushtruan kontrolle. Në prangat e policisë ranë 115 persona, mes tyre, Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, ky është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Gjatë operacionit u sekuestruan në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazëm, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment