Aktualitet

Lirohet dhe tjetër anëtar e grupit “Bajri”, u dënua me 1 vit e 7 muaj burg, por 19 ditë më pas shpëton nga akuzat (EMRI)

Sipas vendimit të gjyqtares Rexhina Merkila, Hoxhalliu ka shlyer dënimin e dhënë më herët me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe arrest në shtëpi”.
Featured image of article: Lirohet dhe tjetër anëtar e grupit “Bajri”, u dënua me 1 vit e 7 muaj burg, por 19 ditë më pas shpëton nga akuzat (EMRI) Momentet e arrestimit të "Bajrave"

TIRANË- Një tjetër anëtar i grupit të njohur si “Bajrat e Shkodrës” është liruar. Sipas informacioneve bëhet me dije se Klaudio Hoxhalliu është i lirë pas disa vendimeve të gjykatave. Ai ra në pranga e Policisë në mars të vitit 2019, por fal mungesës së provave kundër tij nuk u hetua e gjykua nga Krimet e Rënda, por nga Gjykata e Tiranës.

Në fund të vitit 2019, Gjykata e Tiranës mori vendimin duke e dënuar atë me 1 vit e 7 muaj burg. Por ai po gjykohej me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por 19 ditë pas vendimit për dënimin e tij, është liruar nga akuzat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas vendimit të gjyqtares Rexhina Merkila, Hoxhalliu ka shlyer dënimin e dhënë më herët me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe arrest në shtëpi”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment