Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
LEZHË– Vijon operacioni “Plazhi i lirë”. Mësohet se ditën e sotme janë liruar në plazhin e Shëngjinit 2800 m2 tokë të zaptuar në mënyrë të paligjshme. Sipas burimeve zyrtare, toka ishte zaptuar nga 7 subjekte të ndryshme.
Gjithashtu janë sekuestruar 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme, në hapësirat publike.
Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe 7 pronarët e subjekteve që kishin zaptuar tokën e plazhit, konkretisht shtetasit G.F., F.K, M.N., E.Ll., Gj.J., E.C. dhe P.Z. për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave”.
Njoftimi i policisë, Shëngjin, Lezhë
Vijon operacioni “Plazh i lirë”
Lirohen rreth 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.
Sekuestrohen 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme, në hapësirat publike.
Procedohen 7 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale ” Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”.
Gjithashtu, janë referuar materiale hetimore shtesë për shtetasin A.N. me detyrë ish – Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në subjekte që ushtrojnë aktivitet biznesi, në zonën e bregdetit në plazh në Kune, Shëngjin.
Si rezultat, janë konstatuar 7 subjekte që ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike (rërës), pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, janë proceduar penalisht shtetasit G.F., F.K, M.N., E.Ll., Gj.J., E.C. dhe P.Z. për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave”.
Operacioni po vijon çdo ditë, me shtrirje në të gjithë zonat bregdetare, në territorin e Qarkut Lezhë.
Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Disa ditë më parë u shpall në kërkim Paulin Gega, pronari i “Gega Oil” pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal. Po kështu Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
POGRADEC- Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 72-vjeçar i cili akuzohet për tentativë vrasjeje. Dosja.al mëson se mbrëmjen e kaluar në fshatin Dardha...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka dalë i pastër nga AIDSSH, sipas përgjigjes së që Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit...
GREQI– Një shqiptar ka rënë në pranga pasi akuzohet të ketë përdhunuar një turiste minorene nga Britania. 32-vjeçari akuzohet se e ka marrë 14-vje&...
KUKËS– Të rinjtë në qytetin e Kukësit kanë ndërmarrë një nismë mjaft të rrezikshme për jetën e tyre. Dosja.al ka siguruar një video ku shihen disa të...
LEZHË– Një person ka humbur jetën si pasoj ë një aksidenti automobilistik. Dosj.al mëson se ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhë – Tiranë, në afërsi të...
FIER- Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mbrëmje në afërsi të zonës së njohur si “Fermë” në periferi të fierit. Duy automjetë janë përplasur kokë më ...
DIBËR- Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjajren e rëndë të ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Dibrës. Sipas informacioneve nga vendi i ngjajres, ...
PESHKOPI- Një sherr masiv ka ndodhur në Dibër mbrëmjen e sotme, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona nga dy familje.Sipas informacioneve mësohet s...
TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në një postim në Facebook, njofton qytetarët shqiptarë me banim apo që vizitojnë Ita...
SHKODËR- Luan Lugaj ka rënë në prangat e Poliicsë, pasi sot në Shkodër ai ka terrorizuar me armë shtetasin Klodian Rroku.Sipas Policisë, Lugaj ka qëlluar m...