Aktualitet

Lirohen nga izolimi katër anëtarët e grupit Avdylaj dhe italiani Cosimo, Ismaili i dërgoi në ‘birucë’ pas sherrit për celularin me efektivët e burgut

Mësohet se vendimi është marrë ditën e sotme, gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, ku u vëzhguan edhe filmimet e marra nga burgu, teksa për një orë e 30 minuta shihej përplasja mes të dënuarve dhe efektivëve.
Featured image of article: Lirohen nga izolimi katër anëtarët e grupit Avdylaj dhe italiani Cosimo, Ismaili i dërgoi në ‘birucë’ pas sherrit për celularin me efektivët e burgut Altin Avdyli dhe foto ilustruse

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vednosur që të anulojë vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, i cili pas një sherri në burgun “313”, izoloi për tre muaj, pesë anëtarët e grupit Abdylaj, që në datën 23 u përplasën me policinë.

Mësohet se vendimi është marrë ditën e sotme, gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, ku u vëzhguan edhe filmimet e marra nga burgu, teksa për një orë e 30 minuta shihej përplasja mes të dënuarve dhe efektivëve.

Në fund të seancës, u vendos se bazuar në pëamjet fiomike, anëtarët e grupit të Avdylajve, nuk janë përplasur me efektivët.

Gjykata e Tiranës ka vendosur anulimin e izolimit për 5 anëtarë të grupit Avdylaj. Personat në fjalë u përplasën me policinë për shkak të një celulari që u gjet në qeli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja në fjalë ndodhi më datë 23 maj, të këtij viti. Në burgun 313, u raportuar se të dënuarit Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali dhe italiani Giovani di Cosimo janë përplasur me efektivët e policisë së burgjeve, për shkak të një celulari që u gjet në qeli.

Pas ngjarjes, Drejtori Ismaili vendosi izolimin për të dënuarit, ndërkohë që shkresa u dërgua edhe në Gjykatën e Tiranës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment