AktualitetPolitike

Lirimi i ‘Gjeneralit’/ Pezullohet drejtori i Burgut të Drenovës, Gjonaj: Hetim për gjyqtarin

Etilda Gjonaj konferencë për shtyp për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinarari, i njohur si Gjenerali. Gjonaj tha se ministria ka zbuluar se vendimi bie ndesh me Kodin Penal. Gjonaj tha se ka nisur procesi disiplinor për gjyqtarët.
Featured image of article: Lirimi i ‘Gjeneralit’/ Pezullohet drejtori i Burgut të Drenovës, Gjonaj: Hetim për gjyqtarin Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë deklaratës për mediat
Përditësuar:

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ka quajtur vendim në kundërshtim me kriteret ligjore, vendimin e dhënë vetëm për lirimin e të dënuarit me burg të përjetshëm, Gert Gjinararin, i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës. 

Gjonaj tha se ministria ka zbuluar se vendimi bie ndesh me kodin Penal. Gjonaj tha se ka nisur procesi disiplinor për gjyqtarët. Ministrja tha se është bërë një hetim ku janë gjetur shkeljet. Ajo tha më tej, se i është drejtuar KLGJ për hetimet mbi trupën gjyqësore, ndërkohë që drejtori i burgut të Drenovës është pezulluar nga detyra. 

“Nga hetimi paraprak edhe pse nuk është i formës së prerë ministria ka gjetur së ky vendim është në kundërshtrim me kriteret ligjore dhe kërkesat e Kodit Penal. Për këtë arsye i jemi drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Inspektoriatit dhe inicimin e procedimit disiplinor për gjyqtarët e kësaj çështje”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kush është Gert Gjinarari i njohur si Gjenerali?

Gerd Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1997 në Itali, është liruar nga burgu. Kryetari i Gjykatës Korçë, Markelian Kuqo ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti. Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit. Dënimin me burgim të përjetshëm Gjinarari e mori nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos në Itali në vitin 1999. 

(A.B./ F.G/Dosja.al)

Shto Koment