LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Burg brenda burgut!’/ Kush e liroi Vladimir Gjutën, si i sulmonte gardianët kur i çonin ushqim, u kafshonte duart me aca

11 Shkurt 2020, 12:57 Nga DOSJA
‘Burg brenda burgut!’/ Kush e liroi Vladimir Gjutën, si i

Arrestimi i radhës i Vladimir Gjutës, i moshës 40 vjeç nuk ishte aspak surprizë. “Policia ishte në pritje të çudirave të Gjutës dhe për këtë shkak ai po vrojtohej”, thotë për gazetën “Si” një burim i sigurt. Por askush ende nuk di të pohojë me garanci se për çfarë e mbante me vete armën kuksiani dhe kush ishte objektivi i tij. Ai i kishte lënë qelitë pesë ditë më parë, pikërisht me kërkesë të prokurorisë që më herët kishte kërkuar arrestimin e tij për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Por që çuditërisht ishte e njëjta prokurori që për një vepër të tillë të rëndë u tërhoq, pas një akti të mjekësisë ligjore që vlerësonte se dëmet në trupin e të plagosurit nuk ishin të rënda, por gërvishtje. Ndonëse në bazë të materialeve të policisë që gazeta “Si” disponon, në datë 6 janar 2020, e njëjta prokurori konsideroi që dëmtimet në fytyrën e kushëririt të Gjutës ishin të rënda, sa kohë ai kishte goditur me çekiç të afërmin e tij, duke i dëmtuar dhëmbët dhe sytë. Skema e mjekësisë ligjore është përdorur shpesh në lehtësimin e pozitës të të akuzuarve bashkë me mohimin e të dëmtuarit “që nuk ndjehej i plagosur rëndë”. Kaq ka mjaftuar që prokuroria të ndryshojë qëndrim dhe gjykata të pranojë kërkesën e akuzës, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të akuzuarit, vendim që është bërë i zbatueshëm në datën 5 shkurt.

Por ndërkohë…

Por ndërkohë Vladimir Gjuta gjendej në qelitë e paraburgimit për ngjarje të tjera të kryera prej tij gjatë ditëve që mbahej te 313-ta. Por prokuroria nuk iu drejtua në asnjë moment gjykatës për masë të re sigurie, ndonëse disa efektivë policie kishin vendosur në dijeni autoritetet për përplasjen me të paraburgosurin. Sakaq, gjykata vlerëson se “urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim nëse nuk mbahet në burg për një shkak tjetër”, shkak i cili as që u vu në dukje në gjykatë.

Konfliktet që u mbajtën në heshtje

Sipas burimeve të sigurta të gazetës “Si”, autoritetet ishin në dijeni të plotë se teksa ia hapnin derën e burgut Vladimir Gjutës, atij po i jepej një liri shumë e parakohshme dhe e pajustifikuar. Gazeta “Si” mëson se gjatë kohës që gjykata urdhëroi lirimin e 40-vjeçarit ai mbahej nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë në Fier, pasi ishte transferuar nga paraburgimi 313. “Ai gjendej në burg brenda burgut”, pohoi një oficer policie i paraburgimit të Fierit, i cili tregoi se i burgosuri kishte sulmuar disa oficerë policie, në episode të ndara nga njëra-tjetra, por për të gjitha këto raste prokuroria ka mbyllur sytë.

Sulmet

Siç konkludohet, pasi është mbyllur pranë 313-ës, fillimisht burgjet e kanë toleruar me justifikimin “se orët e para kushdo që hyn në qeli gjendet në gjendje psikologjike të çekuilibruar”. Por në ditën në vazhdim policia e burgjeve raporton në kartelën e sjelljes së tij se në datën 10 janar, teksa ka qenë i shoqëruar për të kryer telefonatë, në përfundim të saj, Vladimir Gjuta ka tentuar të godasë të paraburgosurin Aleksandër Murataj, dhe incidenti është izoluar menjëherë nga policia e burgjeve. Aleksandër Murataj është vëllai i grabitësit të vrarë të Rinasit, Admir Murataj dhe gjendet në paraburgim për grabitje. Nga kjo ditë, policia raporton orë pas ore edhe në datën 12 veprime kërcënuese të paraburgosurit kur merr ushqimin. Psikologët caktojnë gjendjen e tij mentale dhe dalin në përfundimin, shprehet një burim tjetër i gazetës “Si”, “axhitim psikotomorr” që përkundrazi diagnozës i burgosuri vlerësohet me aftësi të kuptuari ndaj veprimeve që kryen.

Në datën 13 janar, pas disa raporteve, i paraburgosuri nxirret në komision disiplinor dhe aty ai kërcënon secilin nga punonjësit e burgjeve tha një burim tjetër i gazetës “Si”. Por të gjitha këto materiale janë raportuar thjesht për vijën e sjelljes së 40-vjeçarit. Situata rezulton të rëndohet më tej në datën 31 janar, një incident për të cilin një punonjës i policisë së burgjeve depoziton kallëzim.

Gazeta “Si” mëson nga burimet se më 31 janar, Vladimir Gjuta kërkon të takojë specialistin e regjimit të brendshëm A. Doçi. Rezulton, thuhet më tej, se sapo specialisti ka hyrë në qeli së bashku me grupin e sigurisë, i paraburgosuri ka filluar ta qëllojë me grushte dhe e ka kafshuar në duar. Ky incident së bashku me raportet e shërbimeve të firmosura nga policia i janë referuar prokurorisë, e cila ndonëse gjykata urdhëroi lirimin e Gjutës me kërkesë të prokurorit, nuk u kujtua për materialet kallëzuese të burgjeve kundër të paraburgosurit.

Marrë nga Gazeta Si

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet vladimir gjuta vladimir gjuta arrestohet vladimir gjuta vladimir gjuta

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Shkurt 2020, 12:37

Tiranë- Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e djeshme pranë selisë së Partisë Socialiste, ku u arrestua i armatosur dhe me mijëra euro me vete,...

Aktualitet 11 Shkurt 2020, 11:59

TIRANË– Stuhitë e forta dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë që prej të premtes së 9 shkurtit Britaninë e Madhe, ku kanë mbetur 6 viktima, ndërsa ‘Ciara...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni