Aktualitet

Lirimi i infermieres dhe sanitares, avokatja Antoneta Sevdari: Çela dhe Hoxha nuk bashkëpunuan me Tiren, Gjykata vendosi drejt!

VIDEO
Jashtë Gjykatës së Apeli ku dhe u dha vendimi për dy të akuzuarat si bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, Sevdari tha se në fakt, Gjykata ka provuar të kundërtën.
Featured image of article: Lirimi i infermieres dhe sanitares, avokatja Antoneta Sevdari: Çela dhe Hoxha nuk bashkëpunuan me Tiren, Gjykata vendosi drejt!

TIRANË– Avokatja e infermieres Sidorela Çela dhe sanitares Rukije Hoxha të cilat lanë sot qelitë e burgut, Antoneta Sevdari, tha në një prononcim për mediat se vendimi i Gjykatës për t’i liruar ishte i drejtë.

Jashtë Gjykatës së Apeli ku dhe u dha vendimi për dy të akuzuarat si bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, Sevdari tha se në fakt, Gjykata ka provuar të kundërtën.


“Detyrim për t’u paraqitur e mbështesim vendimin e gjykatës. Prokurori nuk kishte evidentuar veprimin apo mos veprimin. Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë,”– tha avokatja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çela dhe Hoxha u liruan sot, ndërsa për infermieret Mira Bushi dhe Sheqerie Koci, gjykata ka vendosur mospranim ankimi, duke i lënë sërish në qeli. Sipas Gjykatës, Bushi dhe Koçi nuk e kanë bërë ankimimin në mënyrën e duhur. 

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Lirimi i infermieres dhe sanitares, avokatja Antoneta Sevdari: Çela dhe Hoxha nuk bashkëpunuan me Tiren, Gjykata vendosi drejt!

  1. Ktu po dalin njerez me vrasje qe jan denu me te perjetshem …ku qendron problemi ????

Shto Koment