Politike

Opozita e re interpelancë me tri ministri, Lleshaj jep sqarime për ekstradimin e turkut, Gjonaj ‘llogari’ për shëtitjet e të burgosurve

  • Sassoli: Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, ka një ngadalësim, por nuk është ‘Jo’
  • Tri interpelanca janë zhvilluar sot në Kuvendin e Shqipërisë. Ministri Sandër Lleshaj, Etilda Gjonaj dhe Blendi Klosi kanë dhënë sqarime për disa çështje që shqetësonin deputetët e opozitës së re. Në Kuvend, mbajti një fjalim përshëndetës edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.
    Featured image of article: Opozita e re interpelancë me tri ministri, Lleshaj jep sqarime për ekstradimin e turkut, Gjonaj ‘llogari’ për shëtitjet e të burgosurve Artur Roshi, Sandër Lleshaj, Lefter Maliqi, Etilda Gjonaj dhe David Sassoli, Presidenti i PE

    TIRANË- Është zhvilluar sot në Kuvend seanca plenare ku janë kryer tri interpelanca të thirrura nga deputetët e opozitës së re. Interpelanca e parë urgjente ishte ajo e kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn, për ekstradimin e mësuesit turk, Harun Çelik, por edhe për çështje të tjera, përfshirë kanabisin. Për këtë çështje ministri Lleshaj deklaroi se të gjithë personat që nuk kanë dokumentacion të rregullt do të dëbohen nga Shqipëria. Për rastin e Harun Çelik ai deklaroi se iu ofruan të gjitha të drejtat e kushtetutës për të huajt, mundësitë për të kundërshtuar aktin apo kërkimit të azilit, por ai nuk preferoi asnjë nga këto.

    Interpelanca e dytë është kërkuar nga  7 deputetë të opozitës së re me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për situatën në burgje, emërimet, shkarkimet, lirimin e Endrit Dokles por edhe rastin e ‘shëtitjes’ së Dritan Dajtit në “ish-Bllok”. Seanca u parashtrua nga deputeti Lefter Maliqi që hodhi akuza në drejtim të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilës i tha se “komandohet nga Agim Ismaili”. Nuk mungoi përgjigjia e ministres Gjonaj, e cila bëri edhe ironi me deputetin Maliqi, kur tha se nuk arrin të kuptojë shqetësimin e madh të deputetit, për “zbatimin e ligjit”.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërsa interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës së re me ministrin Klosi për dëmtimet serioze të sipërfaqeve të mëdha pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipsa tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera. Në Kuvend ishte edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, i cili mbajti në orën 15:00 një fjalim përshëndetës. Ai iu tha deputëtve se Evropa nuk i tha “Jo” Shqipërisë, por vetëm ‘shtyu hapjen e negociatave’.

    (J.V;F.G/Dosja.al)

    • 16:12

      ME VIDEO/ 'Dritëroi a Kadareja a ku di unë... armiku të ha m*në', GAFA e Lefter Maliqit në Kuvend, si dridhet qerpiku: Le të më marrë edhe 'fiks'-i

      Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mund të fitojnë çmime për paditurinë që shfaqin sapo iu jepet rasti. Nga Kujtim Gjuzi, tek Majlinda e famshme e ‘koperatës’, sot në Parlament na përshëndet deputeti i futur nga listat e Lulzim Bashës, Lefter Maliqi. Maliqi ishte shumë i revoltuar me situatën në burgje, me krimin që ka dalë duarsh, e me ministren Etilda Gjonaj dhe drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili. Dyshja e dyshimtë, Gjonaj-Ismaili, që ende nuk po merret vesh se çfarë po bëjnë me rendin në institucionet e vuajtjes së dënimit, kanë irrituar aq shumë Lefter Maliqin, saqë për të thënë atë që duhet të thoshte kërkoi nëpër skutat e kujtesës, thënie nga autorë shqiptarë. Mund të zgjidhte një proverb popullor, për t’i shpëtuar vetes sqarimin e autorit, por jo. E donte edhe autorin, dhe letërsia duket se nuk ka qenë pika e fortë e Lefterit.

      “Nuk thotë kot Dritëroi a Kadareja, po Agolli mesa di unë, kurrë mos e mbaj mik tjetrin që është i keq se të prish punë… po e mbajte armik të ha …, dhe le ta marrë Fiks-i e kush të dojë”-tha Maliqi.

      Kjo gafë, ku ngatërrohet Ismail Kadare me Dritëro Agollin, nuk e ka trembur deputetin që siç shihet edhe në videon e dosja.al, thotë se “mund të më marrë edhe Fiksi-i. “

      Dosja.al për t’i ardhur në ndihmë Kuvendit, shqiptarëve por edhe Maliqit, shpreh gatishmërinë për t’i blerë një kopje të librit me aforizma të Dritëro Agollit, me titull “Nulla dies sine linea”, që shqipërohet: asnjë ditë pa një vijë, ku bën pjesë edhe aforizma që bëri lëmsh Lefter Maliqin. “Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik të ha m*në”.

    • 13:54

      “E mirëkuptoj Bashën që po qan”, Balla i prerë në Kuvend: Me anti-KÇK-në do ua nxijmë jetën të fortëve

      Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi në seancën e sotme plenare se do t’u nxihet jeta të gjithë atyre që bëjnë të fortin në komunitet dhe që me paratë e krimit kanë vënë pasuri.

      “Këta maskarenj kanë 30 vjet që i nxijnë faqen këtij vendi dhe që kanë vënë pasuri pafund dhe që këto duhen verifikuar, pasuria e tyre është e domosdoshme të sekuestrohen dhe në përfundim të një hetimi të konfiskohen e këto para të shkojnë për forcimin e të ardhurave për investimet më të mëdha edhe për policinë por edhe në buxhetin e rindërtimit”,  tha Balla.

      Më tej ai shtoi se  Lulzim Basha po qan pasi nuk është dakord me këtë  betejë pa kompromis me krimin e organizuar. “Unë e mirëkuptoj Bashën që po qan sot e dje gjithë ditën, se qeveria e Ramës në betejë pa kompromis me krimin e organizuar, ka miratuar një akt dhe Luli nuk e do, por ju jo, se ajo që ju ka ndarë me Lulin është qasja juaj për implementimin e plotë të reformës, unë për këtë ju jam mirënjohës dhe e them gjithmonë se dallimi juaj është qasja ndaj reformës, ka ndonjë që e gënjen Luli akoma, por ju ftoj që sapo akti normativ të ketë përmbyllur procedurën normale, ne do ta ratifikojmë këtë akt normativ.”, tha ai.

    • 13:18

      “Mos më trego kafenetë mua, kam lidhjet e mia”, Etilda Gjonaj nxjerr ‘zbuluar’ informatorët e Lefter Maliqit: Ju ngatërrojnë kastile.

      Etilda Gjonaj dhe Lefter Maliqi

      Në seancën e sotme plenare, u zhvillua një interpelancë mes deputetit të opozitës Lefter Maliqi dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

      Gjatë fjalës së tij Maliqi hodhi akuza mbi administratën në burgje, ku tha se janë bërë si KÇK, ndërsa ministrja Gjonaj i është përgjigjur që t’i marrin informacionet të sakta për këtë dhe jo nëpër kafene, pasi sipas saj edhe mund t’i ngatërrojnë kastile.

      Pjesë nga fjala e Etilda Gjonajt:

      Një pjesë të mirë të informacionit ose e keni të vjetruar të shumë viteve më parë, ose do t’ju sugjeroja që të mos merrni informacion vetëm nëpër kafene ku ish-drejtues, persona të shkarkuar ju japin të dhëna, por nuk janë fakte. Ju ngatërrojnë mbase edhe kastile, por shikojini më mirë më qëllim që kur të vini në interpelancë mos flisni gjëra të paqena.

      Pjesë nga fjala e Lefter Maliqit :

      Interpelanca bëhet më shumë për shqiptarët, faktet janë kokëforte. Mos më trego kafenenë mua. Unë me të gjithë që kam punuar do të takohem. Po ti informacion e ke nga shoferi jot. Unë piva kafe me zotin Kaçorri, por rastin e Kaçorrit unë e zura shumë pak. Zura raste të tjera. Nëpër kafene do ti marr informacionet sepse kam lidhjet e mia, të miqve të mi etj. Ju po thoni zbatuat ligjin, kush do t’i mbajë përgjegjësitë për këta që fitojnë gjyqet. Ku e keni Arben Çukon, Stefan Çipen. Më vjen keq për ty, nuk kam asgjë personale, ti e bën shumë mirë detyrën aty ku të orientojnë, por kjo është një e vërtetë e zeza mbi të bardhe se çfarë ndodh në administratën e shtetit dhe më sistemin e burgjeve dhe si ndërhyn politika ndaj këtyre njerëzve. Situata është e zezë si në administratën e burgjeve ashtu edhe jashtë. 

    • 12:38

      Rreziku nga koronavirusi/ Manastirliu: Risku është i ulët, por kemi bërë gati karantinën në rast nevoje

      Socialistët kërkuan në seancën e sotme plenare një interpelancë me ministren e Shëndetësisë për masat që janë marrë nga Shqipëria për rrezikun e përhapjes së virusit vdekjeprurës, nga i cili kanë vdekur mbi 362 persona të infektuar.

      Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu u shpreh se janë marrë masat në çdo pikë hyrëse të vendit, po ashtu edhe për përgatitjen e karantinës nëse do të ketë raste. Më tej Manastirliu tha se Shqipëria është me risk të ulët për t’u prekur nga ky virus.

      Kam ngritur Task Forcës me 24 ekspertë. Kam ngritur Komitetin Teknik për përgatitjen për marrjen e masave. Kemi formuar survejancën, të rasteve me vështirësi respiratore. Kemi trajtuar mbi 100 punonjës për ndjekjen e kontakteve, në nivel kufitar, për parandalimin e infeksionit. Janë përforcuar masat në kufi me kontrolle. Është hartuar protokolli për rastet e dyshuara, po ashtu algoritmi i pritjes. Kemi përcaktuar strukturën që do të shërbejë si karantinë, është gati edhe ekipet që do të shërbejnë në këto struktura,ndërkohë që po kryejnë trajnimet përkatëse. Janë përgatitur dhoma të veçanta për qëndrimin e të dyshuarve nëse do të të ketë. Rastet nëse ka do të menaxhohen nga QSUT-ja, janë përcaktuar bosket. Shqipëria ka risk të ulët për infektim. Ka risk të moderuar për transmetimin e rasteve për importim. Karantina, është një strukturë që do ta vendosim në dispozicion nëse do të gjykohet e nevojshme. Apeloj për mbështetjen për mbështetjen e qeverisë nga parlamenti. Përsa i përket medieve, OBSH-ja na ka paraprirë duke na vendosur një element të rëndësishëm. Është e mira t’i referohemi vetëm të dhënave zyrtare”,  u shpreh ministrja Manastirliu.

    • 12:05

      “Doje të shkarkoje nga detyra kunatin e Vasilika Hysit”/ Gjonaj i përgjigjet Maliqit: S’e kuptoj merakun dhe inatin tuaj, s’mund t’u përgjigjem mllefeve tuaja

      Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka replikuar sërish me deputetin Lefter Maliqi në seancën e sotme plenare. Gjatë fjalës së saj, Gjonaj tha se merr përditë informacione në burgje, por s’iu jep kaq shumë rëndësi emrave.

      Sipas saj, është e pakuptueshme që një deputeti t’i vijë inat që ministri i Drejtësisë, ka marrë masa për ata që kanë shkelur ligjin.

      “Unë s’jam këtu për t’iu përgjigjur mllefeve tuaja personale me persona specifik. S’po e kuptoj ende cili ishte meraku juaj. Ndryshe ishin pyetjet, një panoramë me emra, pse ishin më shumë të dënuar, sesa problematika. Unë personalisht marr përditë informacione në burgje, por s’ju jap kaq shumë rëndësi emrave. Njëkohësisht, nuk arrij të kuptoj merakun tuaj, se nuk është mirë as për publikun të dëgjojnë një deputet që i vjen inat që ministri i Drejtësisë, ka marrë masa për ata që kanë shkelur ligjin”, shprehet Gjonaj.

    • 11:55

      Maliqi akuza ndaj Etilda Gjonajt: Doje të shkarkoje nga detyra kunatin e Vasilika Hysit, Stefan Çipën e bëtë për spital, desh vdiq

      Deputeti Lefter Maliqit ka hedhur akuza të rënda sot në intereplancën me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn. Ai është shprehur se ministrja donte të hiqte nga detyra kunatin e Vaisilika Hysit, Petrit Ismailin. Ai theksoi se ndërhyri Vasilika Hysi që ai nuk u shkarua nga detyra.

      “Nxore një urdhër, largove policë që kishin nga 20 vite në punë se ishin dënuar për një konflikt dhe hoqe nga puna 130 vetë, për të futur policët e Rilindjes. Ndërhyri politika dhe u bënë emërimet e reja. Kjo na shet mend këtu, po na thotë kam liruar njerëz të korruptuar dhe se ka dënuar persona. Këtë drejtor të KÇK-së , të klaneve mafioze të kryeministrit, që të gjithë ju këtu dhe pjesa më e madhe këtu e dinë, më ka thënë që nga kryetari i grupit që nuk kemi fuqi ta heqim, e di që po bën shkelje, po kërkon edhe largimin e drejtorëve të Elbasanit, por nuk kemi çfarë ti bëjmë. Kërcënohet drejtori i Përgjithsëm kastile se është i paaftë, i bën kastile këto. Ruhet me policë me dy shoferë. Çfarë ndodh. Heq si Zhukovi socialistin, Arben Çuko, që iu ka dhënë këtyre dhjetëra kuti me vota. Jo vetëm kaq, por edhe deputetin Ndoka, do ju marrë lekët një nga një,. Këta hoqën Stefan Cipën, ish-kryebashkiak, ish-ministër i brendshëm, e hoqa për punë të mirë tha. U sëmur keq në Greqi, me sëmunndje të rëndë, keq ai, dy ditë desh vdiq në Greqi. Nuk t’i mbaj mend të gjitha ndërhyrjet. Edhe drejtorin e Peqinit, kunatin e Vasilika Hysit, donte ta hiqte, katër herë donte ta hiqte, ndërhyri Vasilika. Tani çfarë ndodh nëse më jepni një përigjigje ju. E patë SPAKU-n”, u shpreh ai.

    • 11:26

      Maliqi 'dush të ftohtë' Gjonajt në Kuvend, ministrja e shigjeton: S'ta kuptova merakun, pse u shqetësove që unë zbatova ligjin? Kujt iu cënua interesi?

      Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, nismëtar i interpelancës me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në lidhje me situatën në burgje, ka sjellë edhe debatin mes të dyve. Gjonaj, u shpreh se në burgje ka patur probleme, por se kultura e reagimit sipas saj, është e fortë dhe ka patur shumë raste që janë referuar në prokurori. Më herët, Maliqi, tha se ministrja s’ka fuqi të veprojë, pasi është drejtori i Burgjeve ai që bën sipas tij “ligjin në burgje”.

      Etilda Gjonaj: Historia e dërgimit me leje të veçantë 3 herë brenda 5 muajve është mbyllur njëherë e mirë. Është mbyllur historia e të burgosurve që darkonin me deputetë e dilnin me lejen e drejtuesve. Lejet tashmë bazohen vetëm te ligji. Janë marrë masa për transferimin, duke rishikuar të gjitha procedurat, për të parandaluar rastet abuzive dhe korrupsionin. Janë marrë masa për vlerësimin e rasteve me kriter specifik. Duke mos lejuar abuzimin me to. Pavarësisht kësaj, janë evidentuar probleme. Por ne kemi referuar rastet në prokurori. Sot e dinë të gjithë që s’ka favorizim por vetëm ndëshkim në bazë të ligjit. Ka ikur koha kur drejtuesit e burgjeve bënin takime në burgje, dhe ka ikur koha e mos-reagimit. Ka patur raste kur individët nuk kanë reaguar, por insituticonet po. Për hir të së vërtetës se kam kuptuar pse Maliqi u shqetësua. Pse, ngaqë unë kam zbatuar ligjin, apo ngaqë i është cënuar interesi disa të burgosurve? Nuk e kuptova merakun tuaj. Njëherë e mirë, të kuptojmë se institicionet duhet të reagojnë. Ka ikur koha, kur drejtuesit bekonin apo bënin sikur nuk shihnin atë që ndodhte. Unë ju vendosa juve pjesë e një këshilli, por për fat të keq, nuk pashë rezultat…

    • 11:23

      “Të komandon drejtori i Burgjeve, ti s’ke fuqi”/ Maliqi- Gjonajt: A ka qenë agjent i SHIK-ut në 97 në Vlorë?

      Deputeti Lefter Maliqi në seancën e sotme plenare, në interpelanacë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se adminstrata e shtetit është kthyer e gjitha në KÇK. Maliqi u shpreh se emërimi i drejtorëve në burgje është kthyer në pronë private.

      Sot vdiq një i burgosur në Peqin, ka vajtur polici e ka gjetur pa ndjenja dhe e kanë cuar në spital të vdekur. Kjo për shkak se  jo vetëm burgjet, por tërë administrata është bërë  KÇK, nuk ka infermiere, nuk ka mjekë, 287 vetë që mungojnë që nga policia, shëndetësia, edukimi, janë kthyer burgjet në pronë private, ku komandohen, lirohen, transferohen, për shkak të emërimeve të oligarkëve. Peshku është qelbur nga koka, të këpusim kokën e peshkut është vota e lirë dhe zgjimi popullor. A ka ky drejtori të shkuar kriminale, ca lidhje ka ky me kryeministrin, e ke propozuar ti apo të dhanë urdhër. A ka qenë i liruar si agjent i SHIK-ut në 97 në Vlorë, a ka qenë në ndjekje penale te komisariati 3 për shkak të ngjarjes me Sokol Koçiun? Ty të komandon drejtori i Burgjeve, nuk e komandon ti, pse i ka shkarkuar tërë drejtorët e Lleshit, me nipin e vet, ish sekretari i përgjithshëm, bënte tenderat dhe e hoqi dhe e coi këshilltar pranë vetes kryeministri, se tenderat i firmoste ai”, u shpreh Maliqi.

    • 10:53

      REPLIKA/ "S'të lejoj të fyesh policët", Lleshaj 'nxehet' keq në Kuvend, deputeti i Ballit ia kthen: Vodhe shprehjen e Whitney Houston

      Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka replikuar ashpër në kuvend me deputetin e Ballit Kombëtar, pjesë e opozitës së re, Artur Roshi. Gjatë replikës mes tyre, Lleshaj u irritua kur Roshi tha se shumica e policëve në Shqipëri nuk dinë të lexojnë vendimet e gjykatave.

      Replika mes tyre: 

      Artur Roshi: S’ka asnjë të dhënë për vrasjet që dëgjojmë, por ata që vdesin aksidentalisht, janë njerëz që kanë histori mbi supe, si rasti i babait në Kavajë. Segmentet Tiranë-Elbasan, janë kthyer në pista garash. Adoleshentë që vënë jetën e tyre në rrezik. Këto statistika mungojnë. Rrugët tona, kanë problem edhe policët e trafikut. Ata zgjedhin vende të papërshtatshme, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të udhëtarëve. Qëllimi nuk është ndihma, por gjobitja e qytetarëve. Policët tuaj nuk kanë kulturë të lexojnë vendimet e gjykatave. Nuk e di nëse ju i trajnoni, por shumica e tyre nuk dinë të lexojnë asnjë vendim gjykate dhe ajo që është më e rëndë është se ata nuk i përfillin vendimet e tyre: “Nuk më duhet vendimi yt i gjykatës, mua më ka thënë shefi”. Pra, për ta, rëndësi ka shefi, jo ligji.

      Sandër Lleshaj: Dua të theksoj se jeni i nxituar për të arritur në përfundime që i keni krijuar nga perceptime. Krimi është në ditët më të këqija. Referojuni realitetit dhe jo perceptimit. 

      Unë nuk ju lejoj që ju këtu të vini dhe të ofendoni policët, në Kuvendin e vendit të tyre. S’ju lejoj kurrë ta thoni këtë gjë. Policët janë bij e bija të këtij vendi, dinë të lexojnë vendimet e gjykatave, fjalimet tuaja, madje edhe në gjuhë të huaja. Unë këto ofendime nuk i lejoj. Mendoni për një çast nëse ata nuk do të ishin. Kush i zbaton vendimet e gjykatave këtu? (Bie zilja). Ok nëse mbaroi koha dakord.

      Artur Roshi: Kur morët detyrën, thatë unë jam çdo polic. Ka ardhur koha ta moderoni, mund të jeni inspiruar nga Whitney Houston, kur tha “I am every woman”. Afrohuni tek realiteti. Kjo është konkurrencë argumentesh.

    • 10:35

      Dëbimi i Harun Çelik/ Sandër Lleshaj ‘jep llogari’ në Kuvend: S’ishte vendimi i ministrisë, kishte vizë false kanadeze

      Deputeti i Ballit Kombëtar, Artur Roshi në interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka drejtuar disa pyetje këtij të fundit për dënimin e shtetasit turk, Harun Çelik.

      “Cila është procedura ligjore që ndiqet për teportimin. Cfarë procedurë është ndjekur për Harun Celik, deportimi apo dëbimi? A ishin në dijeni se në Turqi i kërcënohej jetë? A mendoni se kjo do të ndikojë keq në hapjen e negociatave? A mendoni se mënyra e sjelljes së shtetasve të huaj ndikon në sigurinë e bizneseve dhe investimeve në vendin tonë?”, u shpreh Roshi.

      Ndërsa ministri i Brendshëm u përgjigj se këto vendime të rëdomta nuk i merr ministria por Drejtoritë e Kufirit dhe Emigracionit. Ai theksoi se vitin e kaluar janë dëbuar me detyrim 45 persona.

      Sa i përket rastit të shtetasit turk. Dënimi i qytetarëve nga Shqipëria që nuk diponojmë dokumnte është një çështje e rëndomtë. Vendimet e dëbimit janë vendime adiministrative, nuk i bën ministria, janë drejtoritë vendore të Kufirit dhe Emigracionit. Çdo vit nga Shqipëria do të dëbohen me mijëra qytetarë që nuk kanë dokumentacion të rregull. Ka dëbim vullnetar dhe dëbim me detyrim. Si ky i fundit vitin e fundit janë dënuar 45 qytetarë. Do të ishte e rëndësishme që të ishin ezauruar hapa të tjerë ligjorë, duhet të kishit hetuar një hetim administrativ para se çështjen ta trajtonit politikisht. Mund të kishit iniciuar një hetim penal për rastin para se të japim një staturë politike. Rasti është i tillë, qytetari turk Harun Çelik është ndaluar se është kapur me vizë kanadeze false. Nuk ka qenë asnjëherë rezident në Shqipëri. Atij iu ofruan të gjitha të drejtat e kushtetutës për të huajt, mundësitë për të kundërshtuar aktin apo kërkimit të azilit, por ai nuk ka preferuar që të shfrytëzojë këto të drejta” tha ai.”, u shpreh ai.

    Një Koment në “Opozita e re interpelancë me tri ministri, Lleshaj jep sqarime për ekstradimin e turkut, Gjonaj ‘llogari’ për shëtitjet e të burgosurve

    1. Lidhur me sondazhin qe keni vendosur, eshte gabim. Nuk behet fjale per ligj, por akt normativ.

    Shto Koment