Aktualitet

Lirimi i Endrit Dokles, gazetari Elton Qyno ‘zbërthen prangat’ e Dritan Dajtit: Është jashtë për pesë vite, si i llogariten ditët

i katër efektivëve të policisë, ai që shumë shpejt do të lërë qelinë. Gazetari e argumenton këtë gjë me llogaritjen e ditëve, pasi pjesën më të madhe të dënimit, Dajti e ka kryer në paraburgim ku një ditë llogaritet një ditë e gjysmë.
Featured image of article: Lirimi i Endrit Dokles, gazetari Elton Qyno ‘zbërthen prangat’ e Dritan Dajtit: Është jashtë për pesë vite, si i llogariten ditët Dritan Dajit dhe Elton Qyno
Përditësuar:

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka paralajmëruar daljen nga burgu të një tjetër ‘të forti’ pasi lirimit të Endrit Dokles, numrit dy të Bandës së Durrësit. I ftuar në studion e lajmeve në “Report Tv”, Qyno u shpreh se është Dritna Dajti, vrarsësi i katër efektivëve të policisë, ai që shumë shpejt do të lërë qelinë. Gazetari e argumenton këtë gjë me llogaritjen e ditëve, pasi pjesën më të madhe të dënimit, Dajti e ka kryer në paraburgim ku një ditë llogaritet një ditë e gjysmë.

Dritan Dajti maksimumi për 5 vite është jashtë sepse pjesën më të madhe dhe dërrmuese të dënimit ky e ka kryer gjatë paraburgimit që përllogaritet një ditë e gjysmë,”– u shpreh gazetari Elton Qyno.

Dritan Dajti, autor i vrasjes së katërfishtë ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqte burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertojë atë në vetëm 25 vite burg. Tashmë, Dajtit i kanë mbetur vetëm 15 vite.  Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo. Një “xhiro” në ish-Bllok e Dritan Dajtit, u ka kushtuar “kokën” drejtuesve të burgut të Peqinit. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment