Sport

FOTO/ Doli nga Shkëndija e Tiranës, futbollisti shqiptar zyrtarizohet te Dinamo Zagreb

Bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare, e cila tregon qartë besimin e klubit të ri karshi Kastratit.
Featured image of article: FOTO/ Doli nga Shkëndija e Tiranës, futbollisti shqiptar zyrtarizohet te Dinamo Zagreb Lirim Kastrati me rreth të kuq

TIRANË- Lirim Kastrati është ndoshta shembulli më i mirë për ta ndjekur, lojtari shqiptar ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Dinamo e Zagreb ka zyrtarizuar futbollistin shqiptar si lojtarin më të ri të skuadrës. Bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare, e cila tregon qartë besimin e klubit të ri karshi Kastratit.

Sa i përket shifrës së derdhur në arkat e klubit të Lokomotivës së Zagrebit, ende nuk është bërë e ditur saktësisht, por bëhet fjalë për pak më tepër se 2.5 milionë euro. Ai do të lihet deri në fundin e sezonit te Lokomotiva, për t’u bashkuar më pas me Zagrebin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kastrati ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tiranës, që njihet si Shkolla e Mjeshtërisë Sportive. Atje ka dalë edhe kampion i Shqipërisë me U-17, ndërsa më pas do t’i bashkohej të rinjëve të Lokomotivës.

Gjithmonë e më tepër do të bindte, ndërsa i ofruan vendin në ekipin e parë. Një shpërthim i menjëhershëm i Kastratit do të sillte edhe një vetbesim të madh te lojtari, që në një periudhë të caktuar luajti edhe kartën për të bindur Kroacinë që ta afronte në Kombëtare. Kujtojmë që me klubin më të madh kroat janë aktivizuar Sabien Lilaj dhe Amir Rrahmani.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment