Politike

“Liria ka emër”/ Erion Veliaj i bashkohet nismës në mbrojte të udhëheqësve të UÇK-së: Ata që bën realitet përpjekjet për liri do të dalin ballëlartë

Veliaj ditën e sotme së bashku me Pandeli Majkon, ka pritur në zyrën e tij,  disa prej organizatorëve të saj, si deputeten e PDK-së, Eliza Hoxha dhe  regjisoren Burbuqe Berisha.
Featured image of article: “Liria ka emër”/ Erion Veliaj i bashkohet nismës në mbrojte të udhëheqësve të UÇK-së: Ata që bën realitet përpjekjet për liri do të dalin ballëlartë Erion Veliaj

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është bashkuar nismës “Liria ka emër, UÇK”, e cila është në  mbështetje të ish-përfaqësuesve të UÇK që janë thirrur në Hagë.

Veliaj ditën e sotme së bashku me Pandeli Majkon, ka pritur në zyrën e tij,  disa prej organizatorëve të saj, si deputeten e PDK-së, Eliza Hoxha dhe  regjisoren Burbuqe Berisha. Kryebashkiaku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale thekson se gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me shoqen time të mirë Eliza Hoxha, regjisoren Burbuqe Berisha, e Pandi Majko, i cili qëndroi pranë Kosovës gjatë kohërave të vështira, kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë. Liria e pavarësia ishin ideali i vetëm i luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri. #LIRIAKAEMËR e ky emër është gravurë në gjakun e mijëra të rënëve për liri e të gjallëve që e çuan në vend amanetin”, shkruan Veliaj.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment