Politike

“Liria e shtypit e përkeqësuar”, Rama i përgjigjet Bashës: 2021 vjen shpejt

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderit të opozitës Lulzim Basha, lidhur me akuzat se liria e shtypit është përkeqësuar gjatë qeverisjes së tij. Sipas Ramës, 2021 për të votuar vjen shpejt.
Featured image of article: “Liria e shtypit e përkeqësuar”, Rama i përgjigjet Bashës: 2021 vjen shpejt Edi Rama dhe Lulzim Basha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pas deklaratës se: “Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri”. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre!”.

Më tej ai shprhet se, pavarësisht kësaj, do të jenë qytetarët që do të gjykojnë me votë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen, vjen dita e gjykimit ME VOTE😁 Pa merak vonon po s’harron 2021-shi✌”, – shkruan Rama.

(B.B/ Dosjal.al)

Shto Koment