LIVE UPDATES
Ekonomi

Liria e fjalës dhe privatësia shuhet në të gjithë botën

12 Gusht 2019, 17:59 Nga DOSJA
Liria e fjalës dhe privatësia shuhet në të gjithë

Qeverisjet autokratike, rritja e kontrollit të medias dhe përdorimi i mbikëqyrjes prek thuajse gjysmën e popullsisë globale, gjetën studimet.

Pothuajse gjysma e njerëzve në botë po jetojnë në vende ku liria e tyre e fjalës dhe e drejta e privatësisë po shkatërrohet, studiuesit kanë zbuluar. Regjimet totalitariste (“Strongman” regimes) që kërkojnë të shtypin zërat kundërshtues dhe të forcojnë fuqinë politike po monitorojnë gjithnjë e më shumë qytetarët përmes teknologjisë, duke goditur protestat dhe duke burgosur gazetarë, bazuar kjo në rankimin e 198 vendeve rreth çështjeve që përfshijnë mbikëqyrje masive dhe të dhënat private.

Raporti, i publikuar të enjten nga kompania analitike e rreziqeve globale “Verisk Maplecroft”, zbuloi se rreth 3.38 bilion njerëz, ose afërsisht 46% e popullsisë në rang global jetojnë në shtete që konsiderohet se janë në “rrezik ekstrem” për sa i përket të drejtës së privatësisë dhe lirisë së shprehjes.

Nga 198 vende, 58 u kategorizuan si “rrezik ekstrem” kur bëhet fjalë për të drejtën e e qytetarëve për privatësi, një rritje prej 9% nga niveli i vitit 2017.

I njëjti numër shtetesh u rankuan në “rrezik ekstrem” tek raportin e lirisë së mendimit dhe indeksit të shprehjes. Rritja nga 52 në 2017-tën në 58 përgjatë 2018-tës prezantuan një rritje prej 11%. Sidoqoftë, vetëm 28 vende u identifikuan si “rrezik ekstrem” në indeksin e qeverisjes demokratike, i cili identifikon dhe mat regjimet autoritare. Shifrat paraqesin një trend “shqetësues” në erozionin global të të drejtave dhe lirive që shkon “përtej shteteve më autokratike”, thuhet në raport.

“Kjo na tregon se më shumë vende tani kanë prioritet kontrollin e narracionit publik dhe shtypjen e zërave kundërshtuese sesa të drejtat e qytetarëve.”

Raporti vë në pah Kamboxhian, ku zgjedhjet kombëtare vitin e kaluar bënë që Hun Sen, i cili ka qenë kryeministri i vendit për 34 vjet, të godasë “lajmet e rreme” duke gjobitur shkelësit dhe duke i burgosur për dy vjet. Hun Sen gjithashtu ka shtypur zërat kundërshtues në internet duke shtrirë në kohë mbikëqyrjen online dhe ka urdhëruar që të gjithë të dhënat në internet të tejçohen përmes një qendreje shtetërore të menaxhimit të të dhënave.

Sipas raportit, Kina kishte pikët më të ulta në total, si për lirinë e shprehjes ashtu edhe të drejtën për privatësi. Banim për një të pestën e përdoruesve të internetit në botë, vendi tashmë përballet me kufizimet më të rënda të internetit. Sidoqoftë, studimi paralajmëron ndikimin e prezantimit kontravers të sistemit socio-ekonomik (Social credit system)- një mbikqyrje e popullsisë dhe programin e Inteligjencës Artificiale (AI programme) që u japin pikë qytetarëve bazuar në sjelljen e tyre sociale, politike dhe ekonomike- që mund t’i marrin brenda dhe jashtë kufijve të shtetit.

Në Turqi, më shumë gazetarë u burgosën vitin e kaluar krahasuar me çdo shtet tjetër, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (Committee to Protect Journalists). Qeveria këtë javë shkatërroi më shumë se 300,000 libra që lidhen me grushtin e shtetit të dështuar në vitit 2016; vitin e kaluar, një raport nga fondacioni Pen (Pen foundation) zbuloi se 200 media dhe organizata botuese ishin mbyllur, 80 shkrimtarë i janë nënshtruan hetimeve dhe ndjekjeve penale dhe më shumë se 5.800 akademikë u hoqën nga 118 universitete publike.

Kamboxhia, Djibouti, Kenia, Somalia, Tanzania dhe Zambia të gjithë janë rënë në “rrezik ekstrem” përsa i përket të drejtës për privatësi.

Vendet që u klasifikuan si në “rrezik ekstrem” për lirinë e shprehjes përfshijnë Kirgistanin, Marokun, Mozambikun, Papua Guinenë e Re, Katarin, Ugandën dhe Venezuelën.

Sofia Nazalya, analiste e të drejtave të njeriut në kompaninë “Verisk Maplecroft’s”, tha se qëndrimi gjithnjë e më autoritar i Donald Trump mbi lirinë e medias rrezikon inkurajimin e sjelljeve të ngjashme me vendet e tjera ku liria e shprehjes dhe e drejta e privatësisë tashmë përbëjnë subjekt për t’u shqetësuar.

“Ajo që po ndodh me Trump-in dhe qëndrimet e tij anti-media është kontradiktore në mënyrën si ne mendojmë që një udhëheqës i një shteti demokratik duhet të veprojë dhe kjo na vendos para një precedenti të rrezikshëm ku shtetet e tjera janë më të hapura në të kritikuarin e shtypit” , tha Nazalya.

Raporti gjithashtu nënvizoi abuzimet e të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang të Kinës, ku rreth 1 milion Uighurs etnikë ( minoritet turk i cili jeton në Azinë Qendrore dhe Lindore) janë mbajtur në qendrat e paraburgimit. Raporti paralajmëron kompanitë shumëkombëshe rreth zinxhirit furnizues me rroba nga kompanitë tekstile. Kina është prodhuesi më i madh i pambukut në botë, ku 3/4 prodhohet në Xinjiang, dhe industria ka qenë e lidhur me punën e detyruar.

Megjithatë, kompanitë që kërkojnë të pastrojnë zinxhirët e tyre të furnizimit mund ta shohin procesin jashtëzakonisht të vështirë, tha Nazalya.

“Të punuarit më standarde mund të rezultojë problematike për rajonin, pasi qeveria kineze me shumë gjasë do të bëjë që industritë prodhuese që zhvillohen në rajon të jenë të paidentifikueshme nga zinxhirët e furnizimit. Kjo situatë është mjaft unike. Do të paraqesë një sfidë të vërtetë për kompanitë pasi ajo paraqet një çështje madhore reputacioni për ato që përfshihen.”

Marrë nga Citizens Channel

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale kina komiteti për mbrojtjen e gazetarëve qeverisjet autokratike verisk maplecroft kina komiteti për mbrojtjen e gazetarëve qeverisjet autokratike verisk maplecroft

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën