Sociale

Liri Berisha vizitë në Tropojë, ndihmon fëmijët me rastin e festës së 1 qershorit

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, i cili shkruan se Berisha ka qenë si presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar.
Featured image of article: Liri Berisha vizitë në Tropojë, ndihmon fëmijët me rastin e festës së 1 qershorit Liri Berisha dhe kreu i Bashkisë Tropojë

TROPOJË- Liri Berisha, bashkëshorja e ish-kryeministrit Sali Berisha  ka kryer sot një vizitë në tropojë. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, i cili shkruan se Berisha ka qenë si presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar.

Dushaj shkruan se Liria ka dhuruar për fëmijët e kopshtit Nr.2 krevate, dyshekë, batanije dhe lojëra ëpr fëmijet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Të dashur miq, sot, kishim kënaqësinë të mirëpresim në Tropojë Presidenten e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, Dr.Lirie Berisha, me të cilën morëm pjesë në festën e 1 Qershorit të organizuar nga fëmijët e kopshteve të Bajram Currit. Me këtë rast Znj. Berisha dhuroi për fëmijët e kopshtit nr. 2 krevate, dyshekë, batanije, çarçafë, si dhe lojëra për fëmijë. Une e falenderova Znj. Lirie Berisha dhe Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë për ndihmën e dhënë dhe për gatishmërinë e tyre për t’i ardhur përsëri në ndihmë Tropojës dhe vogëlushëve tropojanë. Vizita e Znj.Berisha dhe ndihma e saj për fëmijët e kopështit nr. 2, të rikonstruktuar para pak ditësh, ishin me të vërtetë një dhuratë e bukur”, shkruan kreu i Bashkisë së Tiranës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment