Psikologji

Lira Gjika jep këshilla për nënat e reja: Beben lajeni 30 minuta, nxirreni para pasqyrës dhe thojini këto fjalë…

Ajo këshillon se nëna duhet të jetë e qetë në mënyrë që edhe fëmija të jetë i tillë, ndërsa thekson se duhen hequr disa vese të nënave të vjetra. Po ashtu ajo thotë se banja e fëmijës duhet të zgjasë të paktën 30 minuta, nëna duhet t’i flasë gjithë kohës fëmijës dhe duhet t’i bëjë aktivitet fizik.
Featured image of article: Lira Gjika jep këshilla për nënat e reja: Beben lajeni 30 minuta, nxirreni para pasqyrës dhe thojini këto fjalë… Lira Gjika

TIRANË– Mjekia pediatre Lira Gjika, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dhënë disa këshilla për të gjitha nënat e reja, që të kenë një jetë sa më të shëndetshme si për vete edhe për beben. Ajo këshillon se nëna duhet të jetë e qetë në mënyrë që edhe fëmija të jetë i tillë, ndërsa thekson se duhen hequr disa vese të nënave të vjetra. Po ashtu ajo thotë se banja e fëmijës duhet të zgjasë të paktën 30 minuta, nëna duhet t’i flasë gjithë kohës fëmijës dhe duhet t’i bëjë aktivitet fizik. Ajo shton se i vetmi aktivitet fizik përveç veshjes dhe ushqyerjes është banja edhe ajo është shumë e shkurtër, pasi kultivohet frika se fëmija mund të ftohet e sëmuret. Mirë do të ishte që banja të zgjaste të paktën 30 min që në fillim të jetës së fëmijës.

Postimi i plotë i Lira Gjikës:

Në këshillimoret e fëmijëve në Danimarkë, nënave me fëmijë të porsalindur u rekomandohet një formulë e thjeshtë për të edukuar fëmijën e porsaardhur në jetë. Në këtë formulë të thjeshtë është përmbledhur se si duhet të veprojnë me fëmijën e tyre që të rritet sa më i shëndetshëm e i qetë dhe njëkohësisht nëna të mos ndihet e lodhur dhe fajtore se nuk di të rrisë fëmijën e saj. Kjo formulë është E.A.S.Y. këto germa janë gërmat e para të katër fjalëve: 1. Eat (ngrënie) ushqimi i fëmijës 2. Activity- aktivitete për fëmijën 3. Sleep- respektimi i orëve të gjumit4. You time- kohë për vete nëna. Nëna duhet të gjejë kohë për veten e saj.

Këto këshilla e ndihmojnë nënën, që të organizojë ditën si për fëmijën dhe veten. Një nënë e qetë natyrisht që arrin të qetësojë edhe fëmijën e saj. Një nënë që pret nga të tjerët që ti qetësojnë fëmijën, natyrisht që do të jetë ankthioze dhe siç dihet, ankthi i nënës i kalon automatikisht fëmijës duke mos e lejuar atë të jetë i qetë. Në praktikën tonë për mirërritjen e fëmijës në muajt e parë të jetës, nëna gati përjashtohet me forcë si nga nëna dhe nga vjehra. Në vend që ta ndihmojnë të zhvillojë mëmësinë, i thonë ti nuk di.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për aktivitete fizike as që bëhet fjalë, madje nuk e lejojnë nënën as të nxjerë shëtitje fëmijën që ditët e para të jetës. I vetmi aktivitet fizik përveç veshjes dhe ushqyerjes është banja edhe ajo është shumë e shkurtër, pasi kultivohet frika se fëmija mund të ftohet e sëmuret. Mirë do të ishte që banja të zgjaste të paktën 30 min që në fillim të jetës së fëmijës.

Një gjë tjetër, që është shumë e rëndësishme dhe me vlerë për fëmijën dhe shëndetin e tij, është aktiviteti fizik me lojëra të vogla që në fillimet e jetës. Për shëmbull pasi nëna e ushqen fëmijën, mund t’i flasë e tregojë fytyrën e tij në pasqyrë, t’i emërtojë gojën, hundën, sytë, veshët, flokët e tjerë. Ti tregojë që është një ditë më e/i madh. Pak fiskulturë duke i hapur krahët dhe afroja më pas në gjoks, po kështu veprohet edhe me këmbët, i shtrihen dhe i afrohen te barku. Gjithashtu prindërit të përpiqen të braktisin mendësinë e vjetër, që fëmija është i vogël dhe nuk merr vesh, por ta shohin njeri dhe njeriu me njeriun komunikon nëpërmjet fjalës, kështu duhet bërë edhe me fëmijën.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment