Aktualitet

Intervista/ Flet pediatrja Lira Gjika: Ja si do të reagojnë fëmijët pas karantinës, më të prekur janë ata deri në 6 vjeç, çfarë duhet të bëjnë prindërit më 1 qershor

Këshillat e Lira Gjikës për prindërit me fëmijë. Ajo shprehet se puna e vërtetë fillon pas 1 qershorit.
Featured image of article: Intervista/ Flet pediatrja Lira Gjika: Ja si do të reagojnë fëmijët pas karantinës, më të prekur janë ata deri në 6 vjeç, çfarë duhet të bëjnë prindërit më 1 qershor Lira Gjika

Tiranë- Mjekja e njohur, Lira Gjika ka treguar detaje për gjendjen e fëmijëve gjatë kësaj periudhe pandime dhe ka dhënë këshilla sesi duhet  të sillen prindërit me ta. Për Dosja.al Gjika ka deklaruar se fëmijët e moshës 0-6 vjeç, janë ata që e kaluan më varfër këtë periudhë sepse janë shumë të ndjeshëm ndaj vdekjes. Ajo shprehet se nga kjo situatë u prekën edhe fëmijët e aftësi të kufizuar, por këshillon lojëra në natyrë, si të vetmen mënyrë për të larguar mërzinë tek ta.

“Loja në natyrë është një nga të drejtat bazë të fëmijës dhe për fat, kjo liri, u prek e para nga kjo mbyllje, edhe pse shumë e drejtë dhe e domosdoshme.  Pse është e keqe mungesa e aktivitetit fizik, sepse që të marrë udhë një process psiqik, duhet në radhë të parë të fillojë një aktivitet fizik. Një fëmijë, kur është jashtë në natyrë, rrethohet nga gjëra të reja që e mahnisin dhe e kuriozojnë dhe ai shkon drejt tyre duke vënë në punë trupin dhe mëndjen. Ai fëmija, shikon bimët dhe pemët që kanë ngjyra dhe parfumojnë, që janë të vogla apo të mëdha, që janë të shkurtra apo të gjata. Shikon zogjtë që fluturojnë, por shikon edhe një fëmijë tjetër që luan apo vrapon apo që qan dhe qesh. Loja në natyrë është gati e pazëvëndësueshme për njeriun si për proceset fizike po ashtu edhe në proceset psiqike. Fëmijët e moshës 0-6 vjeç, janë ata që e kaluan më varfër këtë periudhë. Edhe pse u bënë disa programe online apo në TV, është kategoria më e prekur, pasi aktiviteti nuk ishte i detyruar si programi i fëmijëve, që shkonin në shkollë. Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj vdekjes, pasi ata janë të paaftë të jetojnë të vetëm. Ata kanë nevojë ekzistenciale për të rriturin, duke filluar me ushqimin, kujdesin fizik dhe ajo që është kryesorja për të mësuar e zhvilluar njerëzoren. Për të mësuar e zhvilluar fjalën, fjalorin dhe mendimin. Po ashtu, fëmija nuk i zhvillon i vetëm potencialët e tij për të mirën, të keqen, dhimsurinë, respektin, përgjegjsinë, e me radhë, vlerat morale. Kjo pandemi ka rënduar edhe më shumë te fëmijët me aftësi të kufizuara. Mënjanimi nga aktivitetet në natyrë dhe rutina në kopësht apo shkollë, ka rënduar edhe më shumë vështirësitë për socializim dhe për të shmangur mërzinë me të cilën përballen edhe këta fëmijë, si çdo fëmijë tjetër. “, thotë Gjika.

Mjekja e njohur nënvizon se puna e vërtetë me fëmijët fillon pas 1 qershorit, kur priten që të hapen çerdhet dhe kopshtet.

“Njoftimi i zonjës Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetsisë, ishte një lajm i mirë, madje shumë i mirë, sidomos për fëmijët, por edhe për prindërit, dhe padyshim dhe për të gjitha ata njerëz, që punojnë në fushën e edukimit parashkollor. Për prindërit mbaron ankthi se mos humbin punën, sidomos nënat, të cilët duhet të shkojnë në punë, por nuk kanë se ku t’i lenë fëmijët. Gjithashtu, për të gjithë të rriturit, prindër, edukatorë dhe shërbimin e higjenës, fillon një punë vërtet serioze, pasi duhet të ndërtohet një strategji të tërë, se si do të realizohet edukimi i fëmijëve, në rutinën e përditshme të kopshteve.”, është shprehur ajo.

Pediatrja këshillon që edukatoret dhe mësuesit, pas kësaj periudhe të gjatë pandemie duhet tregojnë shumë kujdes me fëmijët, pasi sipas saj shumë prej tyre mund të jenë mbyllur në veteteve, si pasojë e frikës që ka shkaktuar COVID.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbas një mbyllje kaq të gjatë, fëmijët do të reagojnë në dy mënyra: me vrullin që është karakteristikë e kësaj moshe ose me stepje, pasi frika nga sëmundja prej virusit, ka krijuar pasiguri, që kërkon kohën e vet, shumë kujdes dhe profesionalizëm për t’u superuar. Në të dyja format, kërkohet kujdes dhe sidomos një tolerancë profesionale, që për fat të keq, shpesh, ne të rriturit jemi defiçitarë. Mos të harrojmë shprehjet: “ku merr vesh ky? ky është i vogël”. Kjo shprehje, që përdoret nga të gjithë pa përjashtim, është një pengesë serioze, që duhet ta kemi në konsideratë të gjithë, në punën tonë me fëmijët.”, ka sqaruar Gjika.

Sa i përket prindërve, ajo thekson se edhe këtyre izolimi u ka shkaktuar stres dhe ankth. Sipas saj, kur një prindër është nervoz, fëmija e tij është dyfish nervoz dhe fillon të grindet.

“Prindërit gjithashtu, janë të ezauruar dhe të lodhur nga kjo periudhë e gjatë pasigurie dhe mbyllje. Te prindërit haset një nervozizëm i shtuar me veten, me njëri-tjetrin po ashtu edhe me fëmijët. Ky nervozizëm influencon dyfish tek fëmijët. Dihet se pas një grindje njeriut i duhet pak kohë, që të kthehet gjendjen sjelljet normale, por duke qenë të mbyllur dhe nuk kanë mundësi të dalin jashtë shtëpisë, të bëjnë ecie dhe të rrinë me veten, por, pa u qetësuar, flasin me fëmijët, i urdhërojnë apo u bërtasin për ndonjë çapkënllëk të tyre, ose u japin celularët dhe smartfonet, që t’i lënë rrehat. Ku ka prindër të shqetësuar, fëmijët janë dyfishin e prindërve të shqetësuar, të grindur apo të trembur. Fëmijët duke ndenjur të mbyllur në shtëpi, e kanë përdorur kohën në mënyrën më të varfër të mundëshme. “, shprehet ajo.

Ajo i këshillon prindërit që me fëmijët e tyre të ruajnë qetësinë me ta. Gjika thotë se ata duhet të flasin me fëmijët e tyre dhe t’u tregojnë se mjekët dhe profesionistë të tjerë që merren dhe studijojnë koronavirusin kanë konstatuar se virusi nuk do të jetë më aq i rrezikshëm. Ajo shton më tej se  është shumë e rëndësishme edhe zbatimi rregullave, pasi të kthehen në kopshte.

“Kanë mbetur edhe tre javë për tu kthyer fëmijët, në aktivitetet e një dite normale. Prindërit duhet të ruajnë qetësinë dhe të ruajnë rutinën, që kanë zhvilluar në këto ditë mbyllje, duke filluar me larjen e dhëmbëve, oraret e ushqimit leximin e librave apo parja e programeve ne TV apo youtube. Ndër kohë duhet të flasin me fëmijët, t’u tregojnë se mjekët dhe profesionistë të tjerë që merren dhe studijojnë koronavirusin kanë konstatuar se virusi nuk do të jetë më aq i rrezikshëm sa ishte kur u morr vendimi që të rrinim të mbyllur brënda në shtëpi që të mbronim jetët tona. Tani thonë specialistët duhet filluar të shkohet në kopësht dhe të dalim në parqe. Pra ditën e një Qershorit do të shkoni në kopësht, por do të zbatoni rregullat që do të na këshillojnë specialistët që të mos krijojmë mundësnë që koronavirusi të rikthehet.”, përfundon ajo.

Shto Koment