Rajoni

Liqeni i mbipopulluar si ‘mizë lisi’, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti publikon FOTON: Ç’masa janë këto në Kosovë? Shkon në Tiranë dhe atje ka mbi 500 raste!?

Shpend Ahmeti ka shpërndarë pamjet duke shtuar se se masat e marra në Kosovë s’kanë asnjë vlerë kur të gjithë qytetarët mund të vijnë në Shqipëri. 
Featured image of article: Liqeni i mbipopulluar si ‘mizë lisi’, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti publikon FOTON: Ç’masa janë këto në Kosovë? Shkon në Tiranë dhe atje ka mbi 500 raste!? Shpend Ahmeti

KOSOVË– Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar një foto nga liqeni i Tiranës, i cili ishte i mbipopulluar ditën e djeshme nga qytetarët.

Ahmeti ka shpërndarë pamjet duke shtuar se se masat e marra në Kosovë s’kanë asnjë vlerë kur të gjithë qytetarët mund të vijnë në Shqipëri. 

E para ky post nuk është kundër Tiranës! Shpresoj që Prishtinalitë ta vizitojnë sa më shumë. Por çfarë masash janë këto në Kosovë me orë policore kur mundesh me shku në Tiranë e Shqipëri me 546 raste sot. Por nuk mundesh në Pr. Foto nga Tirana sot,”-shkruan Ahmeti. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Fotoja

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 32761 raste të infektuara nga pandemia e koronavirusit, prej të cilëve kanë ndërruar jetë 699 persona.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment