Sport

Lippi rikthehet pas në kohë: Ju tregoj pse Grosso gjuajti penalltinë e fundit në 2006

Kombëtarja axurre atë vit nuk ishte favorite për të fituar, por ia doli. Në fakt, Italia rrallë herë ka qenë favorite për të fituar ndonjë turne, por ia ka dalë katër herë në Kupën e Botës
Featured image of article: Lippi rikthehet pas në kohë: Ju tregoj pse Grosso gjuajti penalltinë e fundit në 2006 Marcello Lippi

E mbani mend 9 korrikun e vitit 2006? Ishte finalja e Kupës së Botës. Italia mposhti Francën me penallti. Trajneri Marcello Lippi iu është rikthyer edhe një herë kujtimeve dhe ka zbuluar pse vendosi që Grosso të gjuante penalltinë e fundit në Berlin.

“M’u kujtua fakti që Grosso kishte shkaktuar 11-metërshin kundër Australisë në minutën e 90-të dhe kishte shënuar kundër Gjermanisë në fundin e kohës shtesë. Iu drejtova dhe i thashë se ai ishte njeriu i minutave të fundit. Nuk besoi”, ka rrëfyer ish-trajneri i Italisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kombëtarja axurre atë vit nuk ishte favorite për të fituar, por ia doli. Në fakt, Italia rrallë herë ka qenë favorite për të fituar ndonjë turne, por ia ka dalë katër herë në Kupën e Botës.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment