Sport

Lionel Messi zbulon arsyen përse donte të largohej nga Barça: Sinqerisht e kisha mendjen të ikja

Në një inetrvistë për  “RAC1”, kapiteni i Barcelonës  është shprehur se problemet me taksat ishte një prej arsyeve të largimit nga Spanja.
Featured image of article: Lionel Messi zbulon arsyen përse donte të largohej nga Barça: Sinqerisht e kisha mendjen të ikja Lionel Messi

BARCELONË- Lionel Messi është një prej futbollistëve më të njohur dhe të suksesshëm që pëlqehet nga mijëra tifozë dhe është idhull për shumë të rinj.

Messi që prej vitit 2017 e ka shprehur se  dëshiron të  largohet nga Barcelona.

Në një inetrvistë për  “RAC1”, kapiteni i Barcelonës  është shprehur se problemet me taksat ishte një prej arsyeve të largimit nga Spanja.

“Kur pata problemet me taksat këtu në Spanjë, sinqerisht e kisha mendjen të ikja. Jo për Barçën, por nga dëshirën për ta lënë Spanjën. U ndjeva shumë i keqtrajtuar dhe nuk doja të qëndroja më këtu. Unë kisha shumë dyer të hapura, por asnjë ofertë zyrtare nuk erdhi, sepse të gjithë e dinin se doja të qëndroja te Barcelona. Ajo situatë shkoi përtej asaj që ndieja për këtë vend, që është edhe shtëpia ime.  Do të kisha dashur që të vazhdonte në Spanjë, sepse i dha La Liga-s një bonus të veçantë. Ishte e qartë që Real Madridi do ta ndiente humbjen e Cristianos. Kushdo do ta vërente. Sidoqoftë, ka lojtarë me të cilët duhet të ringrihet. Po flasim për Real Madridin, një klub me shumë histori”- shprehet Messi.

Burimi:  en.as.com 

A.C/Dosja.al

Shto Koment