Sport

Lineker superlativa për City: “Performanca më e mirë angleze jashtë fushe”

Më 4 maj do të luhet sfida e kthimit Manchester City-Paris SG në “Etihad Stadium” për të përcaktuar skuadrën finaliste të Champions League për këtë sezon
Featured image of article: Lineker superlativa për City: “Performanca më e mirë angleze jashtë fushe”
Përditësuar:

ANGLI – Manchester City fitoi 2-1 ndaj Paris SG në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Veçanërisht në pjesën e dytë të takimit, skuadra e Guardiolës shkëlqeu, “duke iu afruar sportelin për të blerë” një biletë për finalen e Stambollit.

Ish-sulmuesi i njohur anglez, Gary Lineker, njëherësh edhe komentator e opionist në futbollin britanik, nuk i ka kursyer elozhet për Manchester Cityn në një postim të bërë në Twitter.

“Kjo ishte një nga performancat më të mira, jashtë fushe, që ka bërë një skuadër angleze në historinë e futbollit evropian. Absolutisht një ndeshje e shkëlqyer nga Manchester City“,– ka shkruar Lineker.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi, skuadrën finaliste të këtij çifti për kompeticionit më të rëndësishëm për klubet europiane do ta mësojmë më 4 maj, kohë kur do të zhvillohet sfida e kthimit në “Etihad Stadium” të Manchesterit.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment