Bota

Lindi si një grua, burri që përjetoi të gjitha vuajtjet e femrës dhe solli në jetë djalin e tij (VIDEO)

Pas përjetimeve të shtatzënisë, e më pas lindjes, Freddy McConnell tregon se sa vuajnë femrat në një dokumentar të transmetuar në fund të muajit gusht.
Featured image of article: Lindi si një grua, burri që përjetoi të gjitha vuajtjet e femrës dhe solli në jetë djalin e tij (VIDEO) Freddy McConnell, burri që lindi djalë.

MBRETËRI E BASHKUAR– Gazetari britanik, Freddy McConnell është një ndër transgjinorët që ka zgjedhur të sjellë në jetë një fëmijë. Tashmë babai i një djali, gazetari britanik tregon të gjitha detajet që iu desh të kalonte gjatë shtatzënisë dhe lindjes, dhe ka pohuar se femrat vuajnë jashtëzakonisht shumë.

Një dokumentar i ri me metrazh të shkurtër, “Seahorse”, tregohet historia e Freddy McConnell, dëshira e të cilit për të pasur një fëmijë dhe për të filluar familjen e tij u filmua nga fillimi në fund, përfshirë lindjen.

Në videon ekskluzive për The Guardian, Freddy dhe regjisori Jeanie Finlay diskutojnë procesin bashkëpunues prapa skenave të filmit, nuancat dhe sfidat komplekse të portretizimit të një procesi emocional dhe të paparashikueshëm.

E prodhuar me një qasje dhe bashkëpunim të paparë për tre vjet, filmi ndjek Freddy që të përgatitet të konceptojë procesin e lindjes. Është një histori intime, e guximshme dhe lirike për kinemanë në lidhje me ngjizjen, shtatzëninë, lindjen dhe ato që na bëjnë ne që jemi .

Dokumentari artistik është shfaqur në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar nga 30 gusht.

Burimi: All4women         

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment