Kuriozitete

Lind fëmijë në moshën 75-vjeçare, gruaja indiane me vetëm një mushkëri shtang mjekët

Gruaja e donte me ngulm  një fëmijë të sajin, pasi nusja e djalit që ajo birësoi, e rrihte dhe e keqtrajtonte.
Featured image of article: Lind fëmijë në moshën 75-vjeçare, gruaja indiane me vetëm një mushkëri shtang mjekët

INDI – Një grua 75-vjeçare nga rajoni i Rajasthanit në Indi, ka lindur një vajzë e cila peshonte vetëm 600 gram.

Gruaja u konsiderua si e dobët nga ana mendore dhe gjithashtu dhe fizike, pasi ajo kishte vetëm një mushkëri në trupin e saj, si dhe sigurisht për moshën e saj të thyer.

75-vjeçarja, kishte birësuar një fëmijë, por ajo donte të kishte dhe një fëmijë të sajin, kështu që ajo përdori fekondimin artificial, për të mbetur shtatzanë.

Gruaja indiane, arriti të lindte në muajin e 6-të të shtatzanisë, me anë të prerjes çezariane dhe fëmija e saj peshonte vetëm 600 gram.

Foshnja është dërguar e urgjencë në një spital tjetër, ku dhe është lënë në mbikqyrjen 24 orë të mjekëve dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe nuk ka asnjë deformim por gëzon një shëndet normal.

Burimi:RT

E.C/Dosja.al

Shto Koment