Aktualitet

“Kthehuni në shtëpi e flini”, Luljeta Bozo qetëson qytetarët pas tërmetit: Hani ndonjë ëmbëlsirë

Bozo u bën apel të gjithë qytetarëve që nuk kanë probleme në banesat e tyre nga tërmeti, por thjeshtë çarje të vogla suvaje, të kthehen në banesat e tyre për të fjetur, pasi nesër do të rikthehen të vijojnë jetën normale.
Featured image of article: “Kthehuni në shtëpi e flini”, Luljeta Bozo qetëson qytetarët pas tërmetit: Hani ndonjë ëmbëlsirë
Përditësuar:

TIRANË– Inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozo përmes Report Tv u bën apel të gjithë qytetarëve që nuk kanë probleme në banesat e tyre nga tërmeti, por thjeshtë çarje të vogla suvaje, të kthehen në banesat e tyre për të fjetur, pasi nesër do të rikthehen të vijojnë jetën normale.

Godinat që janë shumë të dëmtuara dhe specialistët i ka nxjerrë të pabanueshme, nuk duhet të futen brenda. Ato edhe pasgodijet e vogla mund ti rrënojë, prandaj mos futen brenda. Ato që kanë dëmtime të rënda, varet, pranë nuk i dihet. Ato që kanë krisje të vogla suvaje, nuk kanë gjë dhe njerëzit nuk kanë pse rrinë jashtë, por të futen brenda.

Të kthehen cfarë do të bëjnë në rrugë në makina, 4.9 nuk është tërmet që shkakton dëme te godinat që janë në rregull. Unë kam parë shumë banesa, por ato që kanë dëme në strukturë atje nuk duhet rrezikuar, ato që janë nxjerrë të pabanueshme nuk duhet të futen brenda. Por të tjerët që kanë thjeshtë çarje suvaje nuk kanë pse rrinë jashtë. Ky është një fenomen që nuk mbyllet as sot dhe as nesër, pasi ka çlirim energjie që mund të vijojë me vite. Nga tërmeti i 26 nëntorit, që ishte i cekët është normale që vijon dhe ç’fryn në rajonin tonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Paslëkundje do të ketë, se jemi në një zonë që lëkundemi, por si kjo që ishte sonte në darkë nuk rrezikon objektet që janë në rregull. Ndërsa ato që janë të dëmtuara struktura mund të shemben edhe pa tërmet. Ata që nuk kanë probleme të futen dhe të flenë rehat se nesër do të shkojnë në punë prapë. Të bëni gjumin e ëmbël dhe të shikoni ëndrra të bukura, ata që janë shqetësuar të konsumojnë ndonjë ëmbëlsirë” tha ajo.

Marrë nga Shqiptarja.com

Shto Koment