Bota

Australi/ Lihet i lirë me kusht pedofili që donte të infektonte disa fëmijë me HIV-AIDS

Lidhur me çështjen ka reaguar edhe Policia e Australisë Jugore, e cila paralajmëroi se Brooker nuk duhej të lirohej pasi dyshohet se përhapte me vetëdije HIV-in.
Featured image of article: Australi/ Lihet i lirë me kusht pedofili që donte të infektonte disa fëmijë me HIV-AIDS Jadd William Brooker

AUSTRALI – Jadd William, i cili akuzohet për pedofili, është liruar me kusht. 38-vjeçari është vënë pas hekurave pasi akuzohet se qëllimisht ka tentuar që të infektojë të miturit me HIV duke kryer marrëdhënie seksuale me ta.

Ai është lënë i lirë përkohësisht nga Gjykata, ndërkohë që hetuesit kanë apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë. Lidhur me çështjen ka reaguar edhe Policia e Australisë Jugore, e cila paralajmëroi se Brooker nuk duhej të lirohej pasi dyshohet se përhapte me vetëdije HIV-in.

38-vjeçari dyshohet se ka “përzgjedhur” për të infektuar 19 fëmijë, të gjithë të moshës 13- 16 vjeç, duke i joshur për të kryer marrëdhënie me ta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga DailyMail

(l.h./dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment