Politike

Ligji për Policinë e Shtetit/ Balla-Metës: Mjaft bëre politikë me dekrete, natën takon ish-policë të përfshirë në krime, po mban peng dhe buxhetin

VIDEO
Nga Kuvendi, Balla tha se Meta me dekretin për ligjin e Policisë së Shtetit, bën sikur i do efektivët, por në të vërtetë përfshihet 'natën' me ata të inkriminuarit. Balla shtoi gjithashtu se edhe buxheti i vitit 2021 nuk është formosur ende dhe po mbahet peng nga Presidenti Meta.
Featured image of article: Ligji për Policinë e Shtetit/ Balla-Metës: Mjaft bëre politikë me dekrete, natën takon ish-policë të përfshirë në krime, po mban peng dhe buxhetin Taulant Balla

TIRANË– Taulant Balla ka akuzuar Presidentin Ilir Meta se shoqërohet me ish-efektivë që janë larguar nga Policia e Shtetit për shkak se janë përfshirë në aktivitete kriminale.

Nga Kuvendi, Balla tha se Meta me dekretin për ligjin e Policisë së Shtetit, bën sikur i do efektivët, por në të vërtetë përfshihet ‘natën’ me ata të inkriminuarit. Balla shtoi gjithashtu se edhe buxheti i vitit 2021 nuk është formosur ende dhe po mbahet peng nga Presidenti Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


“Dua të them dy fjalë për dekretin për kthimin e ligjit “Për policinë e shtetit”. Ligji është diskutuar për një kohë shumë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë kohë të gjatë. Gjej rastin ta falënderoj ministrin e Brendshëm për korrektesën që ka treguar në marrëdhënien me Kuvendin. Të gjitha përpjekjet, në krye të të cilave është vënë Ilir Meta, Presidenti i Republikës që natën takohet me ish-policë të larguar nga policia e shtetit për shkak të përfshirjes në aktivitete kriminale dhe ditën bën sikur shqetësohet për Policinë e Shtetit. Presidenti duhet të heqë dorë nga të bërit politikë me dekretet. Nuk i shkon që Kryetari i Shtetit të etiketojë apo sulmojë policinë e shtetit. Është e patolerushme, është e papranueshme që Ilir Meta të vonojë ligjin për buxhetin e shtetit. Është miratuar në Kuvend dhe Presidenti i Republikës për turp, vijon ta mbajë peng ligjin për buxhetin e shtetit duke vonuar përgatitjen që duhet të bëjë qeveria për përballimin e situatës së COVID, në veçanti sigurimin e vaksinës,”- tha Balla.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment