Politike

Ligji për mbrojtjen civile, Xhaçka: Do parandalojmë fatkeqësitë natyrore që prekin Shqipërinë

Gjatë fjalës së saj Xhaçka theksoi se ky ligj do të parandalojë fatkeqësitë natyrore, nga të cilat rrezikohet vendi ynë.

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka prezantuar ditën e sotme përpara ushtarakëve ligjin për mbrojtjen civile.

Gjatë fjalës së saj Xhaçka theksoi se ky ligj do të parandalojë fatkeqësitë natyrore, nga të cilat rrezikohet vendi ynë.

Kalimi i Emergjencave te MM është shumë e rëndësishme. Ka pasur një qasje tafti-bafti dhe një besim që nuk e di ku buronte, që ne nuk do të na gjej gjë. Po ashtu, ka pasur një mospapërgjegjshmëri të madhe. Shqipëria është një vend i ekspozuar në Europë dhe i dyzeti në botë.

Por me ligjin për mbrojtjen civile ne zvogëlojmë riskun me të cilat përballet vendi ynë dhe qytetarët. Parandalimi është jo vetëm me efikas, por edhe më efektiv ndaj sëmundjes.  Kjo i hap rrugë integrimit të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe parandalimit të të gjitha. Zbatimi i ligjit do të kërkojë punë dhe angazhim nga institucionet. Çdo institucion mban përgjegjësi të plotë. Ligji përmban parashikime ligjore të sakta për çdo institucion. Promovimi i vullnetarizmit do kohë, por nuk mund të vazhdohet më me zgjidhje afat-shkurtëra, të cilat vetëm sjellin fatkeqësi të radhës”,u shpreh ministrja Xhaçka.

Në kuadër të të njëjtit projekt, Rama theksoi se është kjo reformë është hartuar në kushte improvizimi por që për shkak të vullnetit të madh ka pasur rezultate mjaft të kënaqshme.

“Që nga momenti i parë i transferimit edhe pse me një bazë ligjore të pamjaftueshme, edhe pse në kushte më shumë improvizimi dhe vullneti të madh se sa logjistike dhe mundësisht të mjaftueshme kemi pasur rezultate të kënaqshme”, u shpreh Rama.

(a.m/dosja.al)

  • “Kur i bëjmë vetes gropën, s’i kërkojmë dot shtetit të na nxjerrë”, Rama prezanton Reformën e re në Mbrotjen Civile: Jemi në hapat e parandalimit
  • Shto Koment