Politike

Ligji për financat e qeverisjes vendore, Gjykata Kushtetuese rrëzon KLSH-në

Në një njoftim zyrtar që ka bërë, Gjykata Kushtetuese,  thuhet se vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.
Featured image of article: Ligji për financat e qeverisjes vendore, Gjykata Kushtetuese rrëzon KLSH-në Foto Ilustruese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me ligjin për financat e qeverisjes vendore.

Në një njoftim zyrtar që ka bërë, Gjykata Kushtetuese, thuhet se vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.

KLSH, në kërkesën e saj, pretendonte se Ligji për financat e qeverisjes vendore binte ndesh me ligjin e saj organik dhe se ky ligj i cënonte asaj privatësinë, pretendime këto të cilat u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 23.02.2021, çështjen me kërkues Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”. Pezullimi i zbatimit të nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese”.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese. VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment