Bota

Ligji i ri për Hong Kongun/ Boris Johnson bën ofertën: 3 milionë banorë do të lejohen të apikojnë për nënshtetësi britanike

Kryeministri është shprehur se liritë e Hong Kongut po shkeleshin nga një ligj i ri i Sigurisë Kombëtare dhe të prekurve nga ky ligj do t'u ofrohej një "rrugë" nga ish-kolonia e Mbretërisë së Bashkuar.
Featured image of article: Ligji i ri për Hong Kongun/ Boris Johnson bën ofertën: 3 milionë banorë do të lejohen të apikojnë për nënshtetësi britanike Kryeministri britanik, Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Rreth 3 milionë banorë të Hong Kongut do t’iu ofrohet mundësia të vendosen në Britaninë e Madhe për të aplikuar më pas edhe për nënshtetësinë britanike, ka deklaruar kryeministri i vendit Boris Johnson.

Kryeministri është shprehur se liritë e Hong Kongut po shkeleshin nga një ligj i ri i Sigurisë Kombëtare dhe të prekurve nga ky ligj do t’u ofrohej një “rrugë” nga ish-kolonia e Mbretërisë së Bashkuar.

Rreth 350,000 qytetarë që kanë  pasaportën britanike, dhe 2.6 milion të tjerë që kanë të drejtë të zhvendosen në Britani, do të jenë në gjendje të jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar për pesë vjet.

Vetëm pas një viti qëndrimi atje, qytetarët e Hong  Kongut do të jenë në gjendje të aplikojnë për nënshtetësi.

Mbajtësve të Pasaportave Kombëtare Britanike në Hong Kong iu dha statusi i veçantë në vitet 1980, por aktualisht kanë të drejta të kufizuara dhe kanë të drejtë vetëm për lëvizje pa viza në Britaninë e Madhe për gjashtë muaj.

Sipas planeve të qeverisë, të gjithë shtetasit britanikë të huaj do t’u jepet e drejta për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë të drejtën për të punuar dhe studiuar, për pesë vjet. Në këtë pikë, ata do të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për nënshtetësi.

Kryeministri deklaroi se miratimi i një ligji të ri të sigurisë nga autoritetet e Hong Kongut ishte një “shkelje e qartë dhe serioze” e deklaratës së përbashkët “Sino-Britanike” të vitit 1985, një marrëveshje ligjërisht detyruese e cila përcakton sesi liritë e caktuara do të mbroheshin për 50 vjet pas Kina mori sovranitetin në 1997.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Rrugë e re’

“Ajo shkel shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kongut dhe kërcënon liritë dhe të drejtat e mbrojtura nga deklarata e përbashkët. Ne e kemi sqaruar se nëse Kina do të vazhdonte këtë rrugë, ne do të prezantonim një rrugë të re për ata me statusin britanik National (Overseas) për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dhënë atyre leje të kufizuar për të punuar në Britani dhe më pas për të aplikojnë për nënshtetësi. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne do të bëjmë tani.- tha ai.

Sekretari i përhershëm i Zyrës së Jashtme Sir Simon Rattle, “McDonald” shprehu “shqetësimin e thellë” të qeverisë për ligjin e ri për Kinën gjatë një takimi me ambasadorin e vendit, Liu Xioming. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ngritur shqetësime në lidhje me ligjin e Sigurisë Kombëtare.

“Kjo ka dështuar qartë,  kështu që ministrat tani janë duke përmbushur premtimin e tyre për të lejuar rreth tre milion shtetas britanikë të huaj për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një veprim i rëndësishëm dhe qeveria dëshiron të dërgojë një mesazh të fortë. Por tani do të ketë më shumë presion për të rishikuar elementë të tjerë të marrëdhënies sonë me Kinën, jo më pak marrëveshja për të lejuar Huaëei të ndërtojë pjesë të strukturave 5G të Mbretërisë së Bashkuar. Shumë deputetë të Tory kanë qenë duke lobuar kundër kësaj për shumëkohë, dhe kjo vetëm sa do të shtojë shqetësimin e tyre.”- ka thënë Simon Rattle.

Në fillim të kësaj jave Kina miratoi ligjin e sigurisë duke i dhënë asaj më shu më fuqi veprimimbi Hong Kongun.  Pas këtij lajmi mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Hong Kongut  duke protestuar për këtë ndryshim të qeverisë kineze, pasi ka ngjallur shumë zemërim. Ndërkohë që protestat masive e të dhundhshme kanë vijuar prej orësh në Hong-Kong, policia ka nisur edhe me arrestimet e para “anti-protestë”.

 Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment