Bota

Ligji i propozuar nga qeveria, shëpërthejnë protestat në Francë, përplasje mes demostruesve dhe policisë

VIDEO
Legjislacioni në pritje do të krijonte një vepër të re penale për publikimin e imazheve të oficerëve të policisë me qëllim për t’i shkaktuar atyre dëm. Sipas ligjit, presonat që nuk e respektojnë  do të përballen me një dënim maksimal deri në një vit burg dhe një gjobë prej 45,000 eurosh.
Featured image of article: Ligji i propozuar nga qeveria, shëpërthejnë protestat në Francë, përplasje mes demostruesve dhe policisë Pamje nga protesta

PARIS- Policia në Francë është përplasur me protestues që kanë dalë ditën e sotme në protestë kundër ligjit që është vendosur nga qeveria për sigurinë. Sipas mediave të huaja, disa aktivistë thonë se ky ligj do të cenojë lirinë e informacionit dhe të drejtat e medias.

Legjislacioni në pritje do të krijonte një vepër të re penale për publikimin e imazheve të oficerëve të policisë me qëllim për t’i shkaktuar atyre dëm. Sipas ligjit, presonat që nuk e respektojnë  do të përballen me një dënim maksimal deri në një vit burg dhe një gjobë prej 45,000 eurosh.

Në Paris, rreth 7,000 demonstrues u mblodhën sot në sheshin Trocadero pranë Kullës Eiffel, duke brohoritur ‘Liri, liri’ dhe ‘Të gjithë duan të filmojnë policinë’. Afërsisht 22,000 njerëz morën pjesë në demonstrata në të gjithë vendin.

Policia përdori ujë, për të shpërndarë turmën ndërsa përleshje “të vogla”shpërthyen në fund të demonstratës. Policia e Parisit tha se 23 persona u arrestuan dhe një oficer u plagos lehtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria thotë se propozimi ka për qëllim të mbrojë oficerët e policisë nga thirrjet në internet për dhunë.

Ndërkohë, kritikër shprehen se,  nëse miratohet, masa do të rrezikojë gazetarët dhe vëzhguesit e tjerë që marrin video të oficerëve në punë, veçanërisht gjatë demonstratave të dhunshme.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment