Politike

“Ligji i medias është kusht nga BE për negociatat”, Soreca: Është një çështje e rëndësishme

VIDEO
Soreca ka thënë se është edhe ligji për median, i njohur si paketa anti-shpifje, është një çështje shumë e rëndësishme për BE-në dhe kusht për hapjen e negociatave.
Featured image of article: “Ligji i medias është kusht nga BE për negociatat”, Soreca: Është një çështje e rëndësishme Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në një komunikim me qytetarët ka treguar kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për t’u ulur me BE-në në një tryezë. Soreca ka thënë se është edhe ligji për median, i njohur si paketa anti-shpifje, është një çështje shumë e rëndësishme për BE-në dhe kusht për hapjen e negociatave.

Puna duhet të vazhdojë për të gjitha gjërat që janë përmendur në dokumentin e këshillit. Duhet bërë punë për ndyshimin e ligjit për median. Kjo është një çështje e rëndësishme për BE-në. Puna duhet të vazhdojë për mbrojtjen e të drejtave të njeritu, pakicat kombëtare etj. Këto kërkesa duhet të përmbushen para se të ulemi në konferencën ndërqeveritare”, u shpreh ambasadori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Luigi Soreca ka komunikuar sot me qytetarët, ku u është përgjigjur pyetjeve të tyre. Soreca ka treguar se çfarë është drita jeshile që BE dha për Shqipërinë, duke thënë se vendi ynë duhet të plotësojë dhe disa kushte të tjera. Po ashtu ai tha se 50 mln € që u akorduan për Shqipërinë nuk janë kredi, por grante. Ambasadori tregoi se COVID-19 e ka izoluar në shtëpi dhe po respekton rregullat e autoriteteve

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment