Ekonomi

Qeveria miraton heqjen e tatimfitimit për biznesin e vogël deri në 14 mln lekë

Sipas ndryshimeve, këto biznesi duke nisur nga viti i ardhshëm nuk do të paguajnë tatimfitimin e thjeshtuar 5%. Për bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit tatimifitimi do të jetë i pandryshuar 15%.
Featured image of article: Qeveria miraton heqjen e tatimfitimit për biznesin e vogël deri në 14 mln lekë Foto ilustruese

Nga 1 janari 2021 biznesi i vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë do të përjashtohet nga tatimfitimi i thjeshtuar 5%. Në mbledhjen e qeverisë u miratuan ndryshimet në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar për zerimin e tatimfitimit të biznesit të vogël në fashën e xhiros nga 5 milionë lekë në vit deri në 14 milionë lekë në vit.

Sipas ndryshimeve, këto biznesi duke nisur nga viti i ardhshëm nuk do të paguajnë tatimfitimin e thjeshtuar 5%. Për bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit tatimifitimi do të jetë i pandryshuar 15%.

Deri tani, bizneset me qarkullim vjetor nga 0 në 5 milionë lekë paguajnë zero tatimfitim, ndërsa bizneset nga 5 në 14 milionë lekë kanë tatim të thjeshtuar prej 5%.

Sipas të dhënave të INSTAT në 2018 në vend operonin 94 mijë biznese deri me 4 të punësuar dhe gati 80% e tyre deklarojnë më pak se 5 milionë lekë, dhe si rrjedhojë janë të përjashtuar edhe aktualisht nga tatimfitimi. Ndaj kjo lëvizje nuk pritet të ketë ndonjë efekt të madh në buxhet.

Heqja e tatimfitimit është mbështetur më herët edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, pasi sipas kryetarit të Durrësit, Alban Isteri ndryshimet do të ndihmojnë biznesin e vogël për kapërcimin e krizës të Covid-19. “Edhe nisma për heqjen e tatimfitimit 5% për bizneset me xhiro nga 5 milioën lekë deri në 14 milionë lekë në vit është për t’u përshëndetur, pasi i ndihmon bizneset në kapërcimin e situatës të vështirë të krijuar nga Covid-19”, pohoi zoti Isteri nga Dhoma e Tregtisë të Durrësit

Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Neni 2

Pika 1, e nenit 28, “Shkalla tatimore”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Shkalla e tatimit mbi fitimin është:

0%për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14,000,000 lekë në vit.
15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14,000,000 lekë në vit.”.
Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021.

Marrë nga Monitor.al

Shto Koment