Politike

Sekuestrohen pasuritë e Adriatik Llallës, ambasadorja Yuri Kim: SPAK po jep rezultate, këto raste është krijuar të hetojë

  • SPAK sekuestron pasuritë e Adriatik Llallës, apartamente dhe prona në bregdet
  • ‘Ligji anti-mafia s’ka funksionuar!’/ Kontradikta mes ministrit Lleshaj dhe ambasadores amerikane
  • Ambasadorja Kim shkruan se Prokuroria e Posaçme po jep rezultate dhe se institucioni ishte krijuar për të hetuar dosje të ngjashme. 
    Featured image of article: Sekuestrohen pasuritë e Adriatik Llallës, ambasadorja Yuri Kim: SPAK po jep rezultate, këto raste është krijuar të hetojë Yuri Kim

    TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas njoftimit të SPAK se kishte sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla. Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Kim shkruan se Prokuroria e Posaçme po jep rezultate dhe se institucioni ishte krijuar për të hetuar dosje të ngjashme. 

    Në reagimin e saj, Kim shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin reformën në Drejtësi.

    “SPAK po jep rezultate, duke përdorur ligjin Anti-Mafia për të hequr përfitimin nga korrupsioni. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së. Ky është pikërisht rasti i korrupsionit që SPAK është krijuar të hetojë,”-shkruan ambasadorja.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ditën e sotme, GJKKO ka sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla pas kërkesës së bërë nga SPAK. Bëhet fjalë për disa apartamente dhe ara në Tiranë dhe në Durrës. Disa ditë më parë Llalla u mor zyrtarisht si i pandehur për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive, vepër penale që sipas organeve hetuese e ka kryer tre herë.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment