Aktualitet

“Ligjet” miratojnë zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020, Përmeti dhe Zeneli abstenojnë

Komisoni i Ligjeve miratoi sot zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020.
Featured image of article: “Ligjet” miratojnë zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020, Përmeti dhe Zeneli abstenojnë

Tiranë- Ditën e sotme Komisoni i Ligjeve miratoi zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Në mbledhjen që u zhvillua online, e cila u drejtua nga kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Me shumicë votash, komisioni miratoi projektvendimin “Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendim nr. 243 datë 24.03.2020, të Këshillit të Ministrave” deri në datën 23.6.2020. Deputetët që abstenuan ishin, Alban Zeneli dhe Andi Përmeti.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme qeveria i ka kërkuar Kuvendit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe pas kalimit në Komisionit e ligjeve pritet miratimi në Kuvend.  Gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin u miratua në 24 mars dhe me marrjen e këtij vendimi qytetarëve u kufizohen të drejtat e garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

J.V/Dosja.al

Shto Koment