Politike

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Penal, maxhoranca reflekton dhe zbut masën e dënimit për situatën e pandemisë

Sipas informacioneve mësohet se maxhoranca ka bërë ndryshime të variantit të parë, ku janë ulur disa nga dënimet.
Featured image of article: Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Penal, maxhoranca reflekton dhe zbut masën e dënimit për situatën e pandemisë Mbledhje online e Komisionit të Ligjeve

TIRANË- Komisioni i Ligjeve pas diskutiemve ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal, ku parashikohet ashpërsimi i masave për ata që shkelin karantinën e përhapin në mënyrë të qëllimshme sëmundjet e infektivit. Sipas informacioneve mësohet se maxhoranca ka bërë ndryshime të variantit të parë, ku janë ulur disa nga dënimet.

Komisioni i lIgjeve ka vendosur që të ulë dënimin për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet maksimumi zbret në 5 vjet. Por nëse virusi i shpërndarë shkakton vdekjen e tjetrit, dënimet do të vijojnë të jenë 10 dhe 15 vjet burg.

NDRSYHIMET E PLOTA: Gjobë ose burgim deri në 1 vit, për moszbatimin e urdhrave të autoriteteve. Dënim 2 deri në 3 vite për ata të thyejnë karantinën. Përhapja e semundjeve infektive do të dënohet nga 2 deri në 5 vite heqje lirie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por nëse infektimi ka pasoja të rënda tek të tjerët do ketë dënim nga 3 deri në 10 vite. Maxhoranca nuk është tërhqeut nga maksimumi i dënimit, pasi kush shkakton vdekjen e tjetër duke përhapur virusit do dënohet nga 5 deri në 15 vite burgim.

Kundër propozimeve dhe amendimit në Kodin Penal në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve u shpreh ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, sipas të cili këto ndryshime duhet të ishin diskutuar me ekspertët. Në fund kundër ka votuar vetëm deputeti i opozitës Anti Permëti.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment