Politike

“Lidhja mes parave ruse të lobimit në SHBA dhe vilës së Bashës”, Vangjeli: Në PD ka njerëz me ‘karrierë të çuditshme’

Vangjeli tha se sipas tij, dy të afërm të Bashës kanë udhëtuar drejt Skocisë për një takim në lidhje me kompaninë që loboi për PD-në “Biniata Trade”. Analisti shtoi më tej se një prej këtyre personave u shfaq më pas në Tiranë, dhe sipas tij kjo gjë shpejgon si disa njerëz bëjnë “karrierë të çuditshme” në Partinë Demokratike.
Featured image of article: “Lidhja mes parave ruse të lobimit në SHBA dhe vilës së Bashës”, Vangjeli: Në PD ka njerëz me ‘karrierë të çuditshme’ Lorenc Vangjeli dhe Lulzim Basha

TIRANË– Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se ka një lidhje të çuditshme mes personazheve të përfshirë në historinë e lobimit në SHBA të partisë demokratike, dyshimit se si mund të jenë përdorur paratë ruse dhe historisë së vilës luksoze me qira ku banon së fundmi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Java” në RTSh, Vangjeli tha se sipas tij, dy të afërm të Bashës kanë udhëtuar drejt Skocisë për një takim në lidhje me kompaninë që loboi për PD-në “Biniata Trade”. Analisti shtoi më tej se një prej këtyre personave u shfaq më pas në Tiranë, dhe sipas tij kjo gjë shpejgon si disa njerëz bëjnë “karrierë të çuditshme” në Partinë Demokratike.

Në fund, Lorenc Vangjeli shtoi se nëse zbardhet pronësia e vilës ku Lulzim Basha është shprehur se është zhvendosur me qera, do të hidhet dritë edhe mbi çështjen e lobimit.

Ka një zhvillim dramatik dhe ende të mistershëm në historinë e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me lobistin Nick Muzin. Dy personazhe nga Tirana, të afërt me Lulzim Bashën, konfirmohet se kanë udhëtuar në pranverën e vitit 2017 në Edinburg, në Skoci. Një udhëtim që ishte i lidhur dhe kishte “destinacion” kompaninë Biniatta Trade, një nga hallkat e zinxhirit financiar që shërbeu për të bërë pagesat e lobimit.

Për një koinçidencë të çuditshme, njëri nga këta personazhe, i dyshuar se ka ndihmuar në realizimin e kësaj skeme, shfaqet sërish, kësaj here në Tiranë. Zbardhja e pronësisë mbi vilën në të cilën po jeton me qera tashmë kryetari Basha dhe financimin mbi blerjen e saj, mund të shpjegojë edhe motivin se pse disa njerëz bëjnë karrierë të çuditshme në PD,”– tha Vangjeli për Java në RTSH pa dashur të bëjë publikë emrat e dy personazheve.

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj janë marrë të pandehur nga Gjykata për lobimin në SHBA. Prokuroria ka rrëzuar një akuzë, dhe tashmë për tre funksionarët e PD rëndon vetëm akuza për ‘falsifikim dokumentave’. Ristani ka reaguar dhe ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur dashakqësi. Ndërkohë ka ardhur një reagim dhe nga Taulant Balla, i cili shprehet i pakënaqur me Prokurorinë. Basha, Ristani e Devishaj rrezikojnë deri në 7 vite burgim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment