Aktualitet

Zbulohen EMRAT e dy të plagosurve, lidhja që kishin me njëri-tjetrin

Më tej shtohet se Nikollaqi është i martuar me motrën e Rolandit. Policia në reagimin për ngjarjen bën me dije se ngjarja ka qenë një konflikt i çastit, por një prej të plagosurve është kishte dalë nga burgu pak ditë më parë.  
Featured image of article: Zbulohen EMRAT e dy të plagosurve, lidhja që kishin me njëri-tjetrin Nikollaq Çepaj, i plagosuri

VLORË- Policia e Vlorës ka bërë me dije se personat që mbetën të plagusur nga atentati në Vlorë, janë Roland Çepaj 27 vjeç dhe Nikollaq Çepaj 36 vjeç. Sipas informacioneve Rolandi dhe Nikollaqi kanë lidhje familjare me njëri tjetrin.

Më tej shtohet se Nikollaqi është i martuar me motrën e Rolandit. Policia në reagimin për ngjarjen bën me dije se ngjarja ka qenë një konflikt i çastit, por një prej të plagosurve është kishte dalë nga burgu pak ditë më parë.  Policia e Vlorës ka nisur hetimin për ngjarjen dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli në qytetit, pasi autorët janë larguar me një makinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Atentat me armë në Vlorë. 2 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bashkimi”, ku është qëlluar në drejtim të Roland Çepajt dhe Nikollaq Çepaj që pak ditë më parë kishte dalë nga burgu. Policia po punon për zbardhjen e ngjajres së rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment