Showbiz

“Lidhja me Amin nuk ka qenë e lehtë”, Ermal Mamaqi: Tani kemi vetëm mjaltë

Ermal Mamaqi ka folur për lidhjen me Amin, ku tha se nuk ka qenë e lehtë. Ai u shpreh se pavarësisht vështirësive tashmë martesa e tyre është vetëm mjaltë.
Featured image of article: “Lidhja me Amin nuk ka qenë e lehtë”, Ermal Mamaqi: Tani kemi vetëm mjaltë Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska

TIRANË- Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘E diell’  ku foli për eksperiencën e tij si producent i filmit ‘Dy gisht mjaltë’ dhe bashkëpunimin në rolet protagoniste me këngëtaren, Elvana Gjata.

Veç kësaj, Mamaqi u ndal edhe tek marrëdhënia e tij e gjatë me bashkëshorten, Amarda Toska, me të cilën ka dy fëmijë. 

Pyetjes së gazetarit Ervin Kurti, “Në 9 vite martesë, akoma tek faza e mjaltit je me Amin?” Ermal Mamaqi iu përgjigj:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Lidhja ime me Amin, në kohën kur ne u dashuruam për herë të parë dhe e kuptuam që ishim për njëri-tjetrin, nuk ka qenë e lehtë, sidomos për mua, por dhe për të. Kemi pasur shumë vështirësi, për disa arsye dhe unë besoj se atë pjesën e keqe që ndodhet poshtë mjaltit, e kemi kaluar, kështu që tani kemi vetëm mjaltë”.

Po ashtu, Mamaqi tregoi edhe një vërejtje që ka ndaj Amit me fëmijët. Sipas tij ajo ia ‘lehtëson’ gjithmonë gjërat djalit. 

(Dosja.al)

Shto Koment