Aktualitet

Aksident i rëndë në Librazhd, makina del nga rruga, humb jetën shoferi 34-vjeçar

Aksident i rëndë në Librazhd. Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën 34-vjeçari me iniciale I.D.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Librazhd, makina del nga rruga, humb jetën shoferi 34-vjeçar Foto ilustruese

Librazhd- Aksident i rëndë në Librazhd. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga në fshatin Dritaj dhe dhe si pasojë ka humbur jetën shoferi 34-vjeçar. Sipas policisë viktima është 34-vjeçari me iniciale I.D, i cili banonte në Korçë.

 

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment