DiasporaRajoni

Librat shqiptar shtohen në bibliotekën e bashkisë Hanias në Greqi, autoritet: Të gjithë do të kenë mundësi të lexojnë

Në njoftim thuhet se këta libra janë vënë në dispozicion që dhe fëmijët shqiptar të ketë mundësi t'i lexojnë. Po ashtu shkruhet se kjo do t'i shtyjë më shumë fëmijër të marrin pjesë në programet e leximit. 
Featured image of article: Librat shqiptar shtohen në bibliotekën e bashkisë Hanias në Greqi, autoritet: Të gjithë do të kenë mundësi të lexojnë Foto ilustruese

GREQI- Disa libra në gjuhën shqipe janë shtuar në bibliotekën e bashkisë Hanias në Kretë të Greqisë.

Lajmi është konfirmuar me anë në një postimi në Facebook, nga shoqata e emigrantëve shqiptar në Hanias.

Në njoftim thuhet se këta libra janë vënë në dispozicion që dhe fëmijët shqiptar të ketë mundësi t’i lexojnë. Po ashtu shkruhet se kjo do t’i shtyjë më shumë fëmijër të marrin pjesë në programet e leximit.

“Libra falas për fëmijë në dy gjuhë, greke dhe shqipe, për pasurimin e koleksionit të Bibliotekave të Fëmijëve të Komunës sonë dhe informacionin e fëmijëve me origjinë shqiptare, nga Presidenti i Komunitetit Shqiptar të Chania. Kjo lëvizje na bën të lumtur dhe forcon bashkëpunimin tonë dhe në të njëjtën kohë inkurajon fëmijët me origjinë shqiptare të vizitojnë Bibliotekat e Fëmijëve, të marrin libra dhe të marrin pjesë në programet e leximit, kur lejohet nga kushtet,“-ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Δωρεάν παιδικών βιβλίων δίγλωσσων, ελληνικής και αλβανικής γλώσσας, για τον εμπλουτισμό της συλλογής των Παιδικών…

Posted by Δημοτική Βιβλιοθήκη Χανίων on E martë, 23 Mars 2021

 

(k.a/dosja.al)

Shto Koment