BlogVirale

‘Rrinte në 2 paterica se ishte pa këmbë…’, Ilir Kadia ndan historinë prekëse të librashitësit: Pashë se kishte vdekur, qortova veten…mendjelehti!

Do vi më vonë,i thashë, por nuk i vajta më. Më vonë e pashë dikur tek mbyllte derën e librarisë mbështetur në dy paterica! Ish pa këmbë! 
Featured image of article: ‘Rrinte në 2 paterica se ishte pa këmbë…’, Ilir Kadia ndan historinë prekëse të librashitësit: Pashë se kishte vdekur, qortova veten…mendjelehti! Ilir Kadia

TIRANË- Gazetari Ilir Kadia ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale një histori njerëzore. Rasti në fjalë lidhet me një librashitës që ka ndërruar jetë, dhe ai tregon njohjen me të, por edhe paragjykimin që krijoi…

Historia e ndarë nga Ilir Kadia në rrjetet sociale:

Librashitësi!

Kur hyra për herë të parë në librarinë e tij dy gjëra më bënë përshtypje: sjellja e tij gjithë edukatë dhe njohja e vendit ku ndodhej çdo titull!

Vetëm për një gjë nuk më pëlqeu: Ai as një çast nuk lëvizi nga vendi! Unë i gjeta gjithë titujt që desha por hatërprishur nuk i bleva!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do vi më vonë,i thashë, por nuk i vajta më. Më vonë e pashë dikur tek mbyllte derën e librarisë mbështetur në dy paterica! Ish pa këmbë! 

Sot tek kthehesha nga qëndra ,tek dera e mbyllur me hekura të librarisë pashë lajmërimin se ai kish…vdekur!  66vjeç!

Më shihte nga fotoja me sytë e tij të qeshur ndërsa unë qortova veten për sjelljen prej mendjelehti!

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “‘Rrinte në 2 paterica se ishte pa këmbë…’, Ilir Kadia ndan historinë prekëse të librashitësit: Pashë se kishte vdekur, qortova veten…mendjelehti!

  1. nuk paska blere librat qe donte ti lexonte, sepse shitesi nuk kishte levizur vendit?!
    kesaj i thone qe sqenke mire fare me vehten, sidomos ne kete moshe.

    Po a mendojne kur shkruajne, apo duan te na thone indirekt qe kane lexuar disa fraza te bibles, nese nuk e njohin biblen vetem nga filmat artistik.

    gazetari shqitare e nderprere ne 44 nuk ka rifilluar akoma.

Shto Koment