Showbiz

Libofsha si Ibiza, Egla Harxhi nxjerr ‘sekretet’ për projektin gjigand: Po na ndihmojnë miliarderë

Egla Harxhi ka treguar se synimet e saj dhe të partnerit Alexander, që njihet si Princi i Libofshës, janë për ta kthyer Libofshën në një qendër të madhe turistike, të ngjashme me Ibizën.
Featured image of article: Libofsha si Ibiza, Egla Harxhi nxjerr ‘sekretet’ për projektin gjigand: Po na ndihmojnë miliarderë Princi i Libofshës dhe Egla Harxhi.

TIRANË– Egla Harxhi ka rrëfyer detaje nga projekti gjigand që kanë ndërmend të realizojnë në Libofshë, në ndihmën e miqve miliarderë të Princit të Libofshës. Synimi i tyre është ta kthejnë këtë krahinë të Fierit në një destinacion turistik, të ngjashëm me Ibizën.

Shumë miq tanë miliarderë, të cilët sot, mbas një pasurimi kolosal, po i bëjnë pyetjen vetes se ku po shkojmë si shoqëri, ata vetë i janë kthyer një stili jetese ku nuk besojnë më te konsumi eksesiv që po shkatërron planetin. Ata janë gati të ndjekin Alexander symbyllazi në këtë projekt sepse vërtet besojnë te vizioni që ai ka. Kur ka shkuar për herë të parë në Ibiza për të investuar, ishte një ishull që nuk kishte asgjë sepse në atë kohë vendi ku të gjithë shkonin ishte Saint Tropez. Askush nuk kishte besim tek Ibiza. Por shikoni Ibiza sot. Kur dëgjoj nga miqtë e tij që e kanë ndjekur për vite, të njëjtën gjë ka bërë në; Tulum, Goa, Bali, Punta del Este,”- është shprehur egla Harxhi në një intervistë për “Panorama Plus”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo ka vijuar më tej: “Sot janë vendet më atraktive në botë. Duke parë zhvillimin që këto vende kanë pasur në sajë të aktiviteteve që ka krijuar, si për shembull; “Full moon party” në Goa ka sjellë një komunikim dhe marketing të jashtëzakonshëm. Ndaj “jet seti” internacional e di që kur ai zgjedh një vend, ai vend kthehet në një model suksesi. Shumë prej tyre kanë propozuar të sjellin në Libofshë madje dhe luanë ose specie, të cilat janë në zhdukje sot, dhe plani është që të krijohet një rezervë natyrore me varietete speciesh të florës dhe faunës për t’i mbrojtur. Ne do të vendosemi brenda këtij viti atje në një vend që nuk do e bëjmë publik, për momentin. Kjo kohë deri tani ka qenë periudhë përgatitore, studimi, analizimi dhe strukturimi. Tani jemi gati për aksion”.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment